Yevhen Konoplyanka

futbollist ukrainas

Yevhen Olehovych Konoplyanka (Ukrainisht: Євген Олегович Коноплянка; lindur më 29 shtator 1989) është një futbollist profesionist ukrainas i cili luan si anësor për klubin ukrainas Shakhtar Donetsk dhe kombëtaren ukrainse.

Yevhen Konoplyanka

Konoplyanka me Dnipron në vitin 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëYevhen Olegovych Konoplyanka
Datëlindja (1989-09-29) 29 shtator 1989 (34 vjeç)
VendlindjaKirovohrad, Ukrainë
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)[1]
PozicioniAnësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Shakhtar Donetsk
Numri15
Karriera me të rinjtë
2002–2004Olimpik Kirovohrad
2004–2005Sports school 2 (Kirovohrad)
2006Dnipro Dnipropetrovsk
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2007–2015Dnipro Dnipropetrovsk157(35)
2015–2017Sevilla32(4)
2016–2017Schalke 04 (huazim)17(1)
2017–2019Schalke 0440(5)
2019–Shakhtar Donetsk18(3)
Karriera ndërkombëtare
2006Ukraina U173(2)
2007–2008Ukraina U199(3)
2008–2011Ukraina U2116(5)
2010–Ukraina85(21)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 qershor 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 14 tetor 2019

Konoplyanka debutoi me Ukrainën në vitin 2010, dhe që nga ajo kohë ka luajtur më shumë se 80 ndeshje dhe ka shënuar më shumë se 20 gola. Ai përfaqsoi vendin e tij në UEFA Euro 2012, ku Ukraina ishte një nga dy vendet organizatore dhe UEFA Euro 2016, si dhe është tre herë fituesi i çmimit Futbollisti Ukrainas i Vitit.

Karriera me klube

Vitet e para

Në moshën 7 vjeç, Konoplyanka nënshkroi për një klasë karateje, ku në të njëjtën kohë luante edhe futboll, duke fituar edhe rripin e zi.[2] Ai është një produkt i akademisë së FC Olimpik Kirovohrad dhe i trajnerit Yuriy Kevlich.[2] Ai gjithashtu luajti në Kampionatin Kombëtar Ukrainas të të Rinjëve, duke përfaqsuar DYuSSh-2 Kirovohrad.

Dnipro Dnipropetrovsk

Konoplyanka u bashkua me FC Dnipro Dnipropetrovsk në moshën 16 vjeç.[2] Në dimrin e vitit 2006, ai u promovua në skuadrën e rezervave të Dnipro Dnipropetrovsk me një pagë fillestare 300 $.[3]

Debutimi i tij me skuadrën e parë erdhi më 26 gusht 2007 në barazimin pa gola kundër Hoverla Uzhhorod në Premier Ligës Ukrainase; ai u aktivizua në minutat e fundit të ndeshjes në vend të Jaba Kankava.[4] Goli i tij i parë në Premier Ligën Ukrainase erdhi më 28 shkurt 2010 në një ndeshje në shtëpi kundër Zorya Luhansk e cila u mbyll në barazim 2–2.[5] Në pjesën e dytë të sezonit 2009–10, Konoplyanka i nisi si titullar dhe luajti 90 minuta në të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit.

Në mars 2011, trajneri në largim i Dynamo Kyiv, Oleh Luzhny, shprehu dëshirën e tij për të pasur Konoplyankën në skuadrën e tij, me Dynamon e cila do t'i bënte një ofertë 14 milion klubit të lojtarit.[6] Në përgjigje, trajneri i Dnipros Juande Ramos i vendosi një çmim të madh lojtarit që varjonte nga 50 në 60 milion €; ai komentuar: "Në urdhër për të ndërtuar një skuadër të mirë, lojtarët e mirë duhet të qëndrojnë këtu".[7]

Në janar 2014, Konoplyanka ishte pranë transferimit te klubi anglez Liverpool për 16 milion £, e cila ishte klauzola e tij e lirimit, megjithatë, presidenti i Dnipros Ihor Kolomoyskyi refuzoi transferimi.[8]

Karriera ndërkombëtare

Konoplyanka në një duel me suedezin Mikael Lustig në UEFA Euro 2012.

Konoplyanka bëri debutimin e tij ndërkombëtar më 25 maj 2010, duke luajtur 90 minuta në fitoren 4–0 kundër Lituanisë në Kharkiv. Katër ditë më vonë në Arena Lviv, ai shënoi golin e barazimit të Ukrainës e cila përmbysi disavantazhin kundër Rumanisë duke fituar ndeshjen me rezultatin 3–2.

Në turnamentin e Euro 2012, Konoplyanka luajti si titullar në të tre ndeshjet e kombëtares, duke asistuar golin e fitores së Andriy Shevchenko në ndeshjen e parë kundër Suedisë. Megjithatë, kjo fitore ishte e pavlefshme pasi Ukraina u eleminua në fazën e grupeve.

Më 11 shtator 2012, Konoplyanka shënoi një gol nga një distancë e largët në barazimin 1–1 kundër Anglisë në Wembley Stadium, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2014. BBC tha për performancën e tij: "Yevhen Konoplyanka i madh zhvilloi në një paraqitje mjeshtërore në mesfushë.[9]

Stili i lojës

Konoplyanka është përshkruar si një lojtar i gjithanshëm, me vizion të mirë, pasues, me ritëm, driblues, dhe krijues.

Teknikisht, ai luan si një sulmues i lirë dhe me raste luan edhe si organizator. Ai është komod si në sulm edhe në krah, por edhe në mes të fushës. Ai filloi një rol më të avancuar, duke luajtur si anësor në formacionin 4-3-3.

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 29 nëntor 2014 [10][11]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
KlubiSezoniLigaKupaEvropaTjetërGjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Dnipro Dnipropetrovsk2007–08Premier Liga Ukrainase20100030
2008–091200000120
2009–1022420244
2010–112563030316
2011–122882120329
2012–132023093325
2013–1427811843613
2014–1521740171428
Gjithsej1573516239821245
Sevilla2015–16La Liga324711221[a]1528
2016–170000002[b]121
Gjithsej3247112232549
Schalke 042016–17Bundesliga1712382276
2017–1827432306
2018–191312060211
Gjithsej576751427813
Shakhtar Donetsk2019–20Premier Liga Ukrainase1831071264
Gjithsej karriera2644831872133237071

Kombëtarja

Redaktuar më 14 tetor 2019[12]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Ukraina
201062
201192
2012102
2013102
201460
2015103
201692
201782
2018104
201972
Gjithsej8521

Golat me kombëtaren

Redaktuar më 20 nëntor 2014 [13].

Konoplyanka – golat për Ukrainën
#DataVendiKundërshtareGoliRezultaiKompedicioni
1.29 Maj 2010Ukraina Stadium, Lviv, Ukrainë Rumania2–23–2Ndeshje Miqësore
2.17 nëntor 2010Stade de Genève, Gjenovë, Zvicër Zvicra2–22–2Ndeshje Miqësore
3.2 shtator 2011Metalist Stadium, Kharkiv, Ukrainë Uruguaji2–12–3Ndeshje Miqësore
4.11 nëntor 2011NSC Olympiyskiy Stadium, Kyiv, Ukrainë Gjermania2–03–3Ndeshje Miqësore
5.29 Shkurt 2012HaMoshava Stadium, Petah Tikva, Izrael Izraeli0–22–3Ndeshje Miqësore
6.11 shtator 2012Wembley, Londër, Angli Anglia0–11–1Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
7.7 qershor 2013Podgorica City Stadium, Podgorica, Mali i Zi Mali i Zi0–20–4Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
8.6 shtator 2013Arena Lviv, Lviv, Ukrainë San Marino5–09–0Kualifikueset e Kupës së Botës 2014

Trofe

Klube

Sevilla
Shakhtar Donetsk
  • Premier Liga Ukrainase: 2019–20

Personale

  • Futbollisti Ukrainas i Vitit: 2010, 2012, 2013
  • Lojtari më i mirë i Premier Ligës Ukrainase: 2011–12, 2013–14
  • Skuadra e Sezonit në UEFA Ligën e Evropës: 2014–15[14]

Referime

Lidhje të jashtme