Tim Cook

american business executive

Timothy Donald Cook (lindur më 1 nëntor, 1960)[1] është një ekzekutiv biznesi Amerikan dhe një inxhinier industrial. Cook është CEO i Apple Inc., dhe më parë ka shërbyer si COO i kompanisë nën Steve Jobs.[2]

Tim Cook
Cook në vitin 2023
U lind në (1960-11-01) 1 nëntor 1960 (63 vjeç)
Mobile, Alabama, SHBA
Emrat e tjerëTimothy Donald Cook
ShkollimiAuburn University
Duke University

Cook iu bashkua Apple në mars të vitit 1998 si zëvëndës president i lartë për operimet botërore.[3] Ai u bë Shef Ekzekutiv më 24 gusht, 2011, pak përpara vdekjes së Jobs në tetor të po atij viti.[4] Gjatë qëndrimit të tij si Shef Ekzekutiv, ai ka dalë në mbrojtje për reformën politike për mbikëqyrjen kombëtare dhe ndërkombëtare, sigurinë kibernetike, tatimet e korporatave, prodhimet Amerikane, dhe ruajtjen e mjedisit.

Në vitin 2014, Cook u bë i pari Shef Ekzekutiv i një kompanie në Fortune 500 që doli publikisht si homoseksual. Cook ndodhet edhe në bordin drejtues të Nike, Inc., National Football Foundation,[5] dhe është një administrues i besuar i Duke University.[6] Në mars të vitit 2015, ai tha se planifikon të dhurojë gjithë pasurinë e tij për bamirësi.[7]

Referime