Tejemumi
Mjete
Të përgjithshme
Shtyp/eksporto
Në projekte të tjera
Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
Islam |
---|
![]() |
Tejemumi (arabisht: تيمم tayammum) është pastrimi simbolik me dhe të pastër ose sende prej dheu kur nuk ka ujë. Tejemumi ka për synim zëvendësimin e abdesit ose të guslit kur nuk gjendet ujë, ose kur është i pamundur përdorimi i tij.[1] Tejemumin mund të marrim në vendet ku dheu, rëra, çaklli, allçia e të tjera si këta me përbërje dheu nuk janë prekur nga papastërtia. Mund të merret dhe në mermer, tjegull, tullë, gurë, zink, në tokë të lagur apo të djegur apo në vende ku kemi përzierje dheu si muret e suvatuara me llaç.[2]
Janë dy gjëra të detyrueshme për të bërë tejemumi.
Tejemumi sipas sunetit merret në këtë mënyrë:[2]Në fillim bëhet nijeti se për çfarë merret tejemumi dhe fillohet me emrin e Allahut. Pasi pëllëmbët e hapura me gishtat e shtrirë të vendosen në dhé të pastër ose në sende prej dheu, shkunden për të hedhur poshtë trupa të fortë që mund ta dëmtojnë fytyrën duke i përplasur lehtë në mënyrë anësore me njëra-tjetrën dhe pastaj me to fërkohet një herë fytyra. Pastaj pëllëmbët vendosen për së dyti në dhé të pastër ose në sende prej dheu, fërkohen me to parakrahët deri në bërryla nga një herë. Në fillim të djathtën pastaj të majtën.
Janë tre kushte kryesore që e bëjnë njeriun të kërkojë tejemumi.[2]
Janë tre kushte kryesore që e zhvlerësojnë tejemumin.[1][2]