Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës 2021

Shqipëria ka marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës 2021Roterdam, Holandë me këngën "Karma" nga Anxhela Peristeri. Hyrja e saj është zgjedhur përmes konkursit kombëtar të përzgjedhjes Festivali i Këngës organizuar nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) në dhjetor 2020.

Festivali Evropian i Këngës 2021
ShtetiShqipëria Shqipëria
Përzgjedhjet
Procesi i përzgjedhjesFestivali i Këngës 59
Data e përzgjedhjesGjysmëfinalet:
21 dhjetor 2020
22 dhjetor 2020
Finalja:
23 dhjetor 2020
PerformuesAnxhela Peristeri
Kënga e përzgjedhur"Karma"
Performancat Finale
Rezultatet në gjysmëfinaleU kualifikua (e 10-ta, 112 pikë)
Rezultatet në finaleE 21-ta, 57 pikë
2020        2022

Shqipërisë i ra për të garuar në gjysmëfinalen e dytë të Festivalit Evropian të Këngës, e cila u zhvillua në 20 maj 2021. Duke performuar si numri 11, kombi u shpall midis 10 kandidaturave më të mira të gjysmëfinales së dytë dhe për këtë arsye u kualifikua për të garuar në finalen e madhe. Në finalen e madhe më 22 maj 2021, ajo u paraqit si numri dy dhe u rendit e 21-ta nga 26 shtetet pjesëmarrëse, duke shënuar 57 pikë.

Sfondi

Artikulli kryesor: Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës

Para konkursit 2021, Shqipëria kishte marrë pjesë në Festivali Evropian i Këngës gjashtëmbëdhjetë herë që nga hyrja e saj e parë në 2004. Vendi i saj më i lartë në garë, deri në këtë pikë, kishte qenë vendi i pestë, të cilin kombi e arriti në vitin 2012 me këngën "Suus" të interpretuar nga Rona Nishliu. Hyrja e parë e vendit u krye nga Anjeza Shahini me këngën "The Image of You" dhe përfundoi në vendin e shtatë njëkohësisht duke përbërë vendin e dytë më të lartë të Shqipërisë deri më tani. Që nga viti 2018, Shqipëria u kualifikua në finalen e madhe si në 2018 ashtu edhe në 2019, me Eugent Bushpepën që përfundoi në vendin e njëmbëdhjetë me "Mall" dhe Jonida Maliqin duke u vendosur në vendin e shtatëmbëdhjetë me "Ktheju tokës".[1] Në vitin 2020, Arilena Ara duhej ta përfaqësonte vendin në konkursin 2020 përpara anulimit të tij për shkak të pandemisësëmundjeskoronavirusit 2019 (COVID-19) dhe përhapjes së saj të shpejtë në të gjithë Evropën.[2]

Para Eurovisionit

Festivali i Këngës

Artikulli kryesor: Festivali i 59-të i Këngës në RTSH

Transmetuesi kombëtar i Shqipërisë, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), do të organizojë edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës për të zgjedhur pjesëmarrësin e tyre për Festivalin Evropian të Këngës 2021.[3][4] Ngjarja do të mbahet në dhjetor 2020 me dy gjysmëfinale dhe finalen e madhe.[5] Transmetuesi hapi një periudhë dorëzimi midis gushtit dhe tetorit për artistët dhe kompozitorët për të marrë pjesë në konkurs.[6]

Këngët e përzgjedhura

ArtistiKëngaKompozitorTekstshkrues
Agim Poshka"Vendi im"Agim Poshka
Anxhela Peristeri"Karma"Kledi BahitiOlti Curri
Devis Xherahu"Peng"Devis XherahuPandi Laço
Enxhi Nasufi"Njësoj"Endri BukaEnxhi Nasufi
Era Rusi"Zjarri im"Enis MullajEra Rusi, Eriona Rushiti
Erik Lloshi"Jo"Enis MullajEndrit Mumajesi
Evi Reçi"Tjerr"Olsa ToqiFlorian Zyka
Fatos Shabani"Ty"Fatos Shabani
Festina Mejzini"Kush je ti dashuri"Flamur ShehuJorgo Papingji
Florent Abrashi"Vajzë"Bledi Shishmani
Franc Koruni"E morën botën"Franc Koruni
Gigliola Haveriku"E lirë"Endrit ShaniPandi Laço
Gjergj Kaçinari"Më jep jetë"Gjergj KaçinariGjergj Kaçinari, Ilir Krasniqi
Inis Neziri"Pendesë"Inis NeziriElhaid Cufi
Kamela Islamaj"Kujtimet s'kanë formë"Kamela IslamajMegi Hasani
Kastro Zizo"Vallja e jetës"Klevis Bega
Klint Çollaku"Do t'ja dal"Endrit ShaniPandi Laço
Manjola Nallbani"Ora e jetës"Eriona Rushiti
Mirud"Nëse vdes"Durim Morina[7]
Orgesa Zaimi"Valixhja e kujtimeve"Gridi KrajaOlti Curri
Rosela Gjylbegu"Vashëzo"Eriona RushitiRosela Gjylbegu
Sardi Strugaj"Kam me t'ba me kajt"Edesa MalciSardi Strugaj
Stefan Marena"Meteor"Gramoz KozeliKlotilda Klo Harka
Viktor Tahiraj"Nënë"Viktor Tahiraj
Wendi Mancaku"Vesi i shpirtit tim"Rozana Radi
Xhesika Polo"Më mbron"Marko PoloAleksandër Seitaj

Shfaqjet

Gjysmëfinalet

Dy gjysmëfinalet u mbajtën më 21 dhjetor dhe më 22 dhjetor 2020 dhe u transmetuan në orën 21:00 (CET).[8] Si rezultat i pandemisë në vazhdim të sëmundjes COVID-19, performancat e gjysmëfinaleve dhe të finales ishin inçizuar para datave të caktuara.[9] Gjatë gjysmëfinales së parë, pjesëmarrësit konkurrues performuan versionin zyrtar në studio të këngëve të tyre, derisa në gjysmëfinalen e dytë ata performuan versionin akustik të tyre. Para gjysmëfinales së dytë, votat e një paneli ekspertësh jurie përzgjodhën tetëmbëdhjetë këngë për t'u avancuar në finale.[10]

Gjysmëfinalja e dytë – 22 dhjetor 2020
RendiArtistKënga
1
Florent Abrashi"Vajzë"
2
Stefan Marena"Meteor"
3
Wendi Mancaku"Vesi i shpirtit tim"
4
Viktor Tahiraj"Nënë"
5
Sardi Strugaj"Kam me t'ba me kajt"
6
Giliola Haveriku"E lirë"
7
Kastro Zizo"Vallja e jetës"
8
Agim Poshka"Vendi im"
9
Evi Reçi"Tjerr"
10
Mirud"Nëse vdes"
11
Festina Mejzini"Kush je ti dashuri"
12
Anxhela Peristeri"Karma"
13
Erik Lloshi"Jo"
14
Inis Neziri"Pendesë"
15
Franc Koruni"E morën botën"
16
Fatos Shabani"Ty"
17
Era Rusi"Zjarri im"
18
Klinti Çollaku"Do t'ja dal"
19
Devis Xherahu"Peng"
20
Xhesika Polo"Më mbron"
21
Gjergj Kaçinari"Më jep jetë"
22
Kamela Islamaj"Kujtimet s'kanë formë"
23
Enxhi Nasufi"Njësoj"
24
Rosela Gjylbegu"Vashëzo"
25
Orgesa Zaimi"Valixhja e kujtimeve"

Finalja

Finalja u mbajt më 23 dhjetor 2020 dhe u transmetua në orën 21:00 (CET). Garuan tetëmbëdhjetë këngë dhe fituesi u zgjodh përmes kombinimit të votave nga një panel jurie shtatanëtarëshe, të përbërë nga Andri Xhahu, Kastriot Çaushi, Prec Zogaj, Rame Lahaj, Robert Radoja, Vasil Tole and Zana Shuteriqi.[11] Para përfundimit të shfaqjes, Anxhela Peristeri me këngën "Karma" u shpall fituese e garës dhe rrjedhimisht u shpall përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës 2021.[12][13]

Finalja  – 23 dhjetor 2020
RendiArtistKëngaRezultati
1
Sardi Strugaj"Kam me t'ba me kajt"
2
2
Xhesika Polo"Më mbron"
7
3
Orgesa Zaimi"Valixhja e kujtimeve"
13
4
Wendi Mancaku"Vesi i shpirtit tim"
9
5
Era Rusi"Zjarri im"
10
6
Gjergj Kaçinari"Më jep jetë"
16
7
Rosela Gjylbegu"Vashëzo"
8
8
Devis Xherahu"Peng"
11
9
Mirud"Nëse vdes"
17
10
Gigliola Haveriku"E lirë"
14
11
Viktor Tahiraj"Nënë"
6
12
Kamela Islamaj"Kujtimet s'kanë formë"
18
13
Florent Abrashi"Vajzë"
12
14
Inis Neziri"Pendesë"
4
15
Evi Reçi"Tjerr"
5
16
Anxhela Peristeri"Karma"
1
17
Festina Mejzini"Kush je ti dashuri"
3
18
Kastro Zizo"Vallja e jetës"
15

Në Eurovision

Festivali Evropian i Këngës 2021 është planifikuar të zhvillohet në Rotterdam Ahoy në Roterdam, Holandë, dhe do të përbëhet nga dy gjysmëfinale të mbajtura më 18 dhe 20 maj, dhe finalen e madhe më 22 maj 2021.[14] Sipas rregullave të Eurovision, secili vend pjesëmarrës, përveç vendit pritës dhe "Big 5", i përbërë nga Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, u kërkohet të kualifikohen nga një prej dy gjysmëfinaleve për të garuar për finale.[15] Dhjetë vendet e para nga secila gjysmë-finale kalojnë në finalen e madhe.

Referime

Lidhje të jashtme