Shkripëzimi

Shkripëzimi apo destilimi është një proces i cili largon mineralet nga uji i kripur. Në përgjithësi, shkripëzimi mund të referohet për largimin e kripës dhe mineraleve,[1] nga toka e kripëzuar, e cila gjithashtu është një çështje e rëndësishme për prodhimin në bujqësi.[2]

Skema e shkripëzimit me shumë-shkallë
A – hyn avulli
B – hyn uji i kripur
C – del uji i pijshëm
D – dalin mbeturinat
E – del avulli
F – shkëmbimin i nxehtësisë
G – kondensimi
H – nxehja e ujit të kripur

Uji i kripur shkripëzohet për të prodhuar uji të freskët të përshtatshëm për pije tek njerëzit ose për vaditje. Një mundësi tjetër nga procesi i shkripëzimit është edhe fitimi i kripës. Shkripëzimi përdoret në shumë nëndetëse dhe anije detare. Sot interesi kryesor i shkripëzimit është i përqendruar në zhvillimin e mënyrave me kosto-efektive për sigurimin e ujit të pijshëm për përdorim nga njerëzit. Së bashku me riciklimin/ripërtëritjen e ujërave të zeza, kjo mënyrë është një nga të pak burime të ujit që nuk varen nga reshjet.[3]

Metodat

Procesi tradicional i përdorur në këto operacione është distilim në vakum—në thelb valimi i ujit në shtypje më të vogël se ajo atmosferike dhe në këtë mënyrë me një temperaturë shumë më të ulët se ajo normale. Kjo ndodh për shkak se valimi i lëngjeve ndodh kur shtypja e avullit barazohet me me shtypjen e ambientit dhe shtypja e avullit rritet me temperaturë. Kështu, për shkak të temperaturës së reduktuar, mund të përdoret "temperaturë e ulët" e nxehtësisë së "mbetjeve" nga prodhimi i energjisë elektrike ose proceset industriale.

Plantayh i destilimit me metodën "Reverse osmosis" në Barcelonë, Spanjë

Procesi kryesor konkurrues përdor membrana për destilim, kryesisht duke aplikuar teknologjinë "reverse osmosis" (e kundërta e osmozës).[4] Procesi i membranës përdor membrana gjysmë-depërtuese dhe shtypje për të ndarë kripën nga uji. Plantazhet me sistemin e membranës Reverse osmosis zakonisht përdorin më pak energji se destilim termike, e cila ka çuar në një reduktim në shpenzimet të përgjithshme të destilimit gjatë dekadës së kaluar.[5]

Referime

Lidhje të jashtme