Sarkoidoza


Përshkrimi

Simptomat

Afërsisht gjysma e pacientëve nuk kanë simptoma dhe sëmundja zbulohet rastësisht në grafi të gjoksit.

  1. Sarkoidoza mund të prezantohet me këto simptoma:
    • a. Ethe dhe temperaturë, të dridhura.
    • b. Djersë gjatë natës.
    • c. Humbje peshe.
    • d. Kollë, vështirësi në frymëmarrje.
    • e. Probleme me sytë (uveit, që mund t'i prekë të dy sytë).
    • f. Dhimbje e kyçeve.
    • g. Prekje e lëkurës: lat.lupus pernio, lat.erythema nodosum.
  1. Procesi patologjik i sarkoidozës prek krejt trupin dhe mund të shkaktojë simptoma të shumëllojshme:
    • a. Prekja e sistemit nervor qendror mund të shfaqet si paralizë e nervave kranialë (p.sh paralizë e nervit lat.facial).
    • b. Prekja e hipofizës mund të shkaktojë diabet insipid.
    • c. Prekja e zemrës mund të shkaktojë bllok, aritmi të tjera, dhe perikardit.
    • d. Prekja e mushkërive shkakton patologji restriktive.
    • e. Prekja e mëlçisë shkakton rritje të transaminazave.
    • g. Hiperkalcemi. Për shkaqe që nuk dihen, sarkoiddoza shkakton hiperkalcemi.
    • h. Prekja e veshkëve: hiperkalcemia mund të shkaktojë gurë në veshka.

Ref