Sanxhaku i Elbasanit

Sanxhakut i Elbasanit (turqisht: İlbasan Sancağı) ishte një nga sanxhaqet në pjesën Ballkanike të Perandorisë Osmane. Qendra e tij ishte ElbasaniShqipëri.

Sanxhaku i Elbasanit

Administrata

Edhe pse Halil Inalcik shpjegon se Sanxhakut të Elbasanit është formuar sapo u rindërtua kalaja e Elbasanit, sipas tregimeve të Tursun Beut është e mundur që fillimisht Elbasani të ketë qenë pjesë e Sanxhakut të Ohrit.[1]

Fillimisht Sanxhaku i Elbasanit kishte tre kaza:[2]

Më vonë këtyre iu shtua edhe Kazaja e Çermenikës dhe te katra ishin kazatë e Sanxhakut të Elbasanit deri në 1912, kur me ardhjen e Pavarësisë së Shqipërisë, sanxhaku i Elbasanit pushoi së ekzistuari.[3]

Sanxhaku i Elbasanit u bë pjesë e Vilajetit të Manastirit kur ai  u themelua në shekullin e 19-të.[4]

Marino Bizzi, Arqipeshkvi i Tivarit thotë në raportin e tij që në 17 Maj, 1591 që sanxhakbeu i Elbasanit ishte Mehmet Beu.[5]

Gjatë mbretërimit të Köprülü Fazıl Mustafa Pashës (1637 – gusht 19, 1691) një nga sanxhakbejtë e Elbasanit ishte Hasan Pasha.[6] Në 1714 sanxhakbeu i Elbasanit ishte Zejnil-beu.[7] Në fillim të shekullit të 20-të sanxhakbeu i Elbasanit ishte Nexhip Efendiu, i cili u transferua në një tjetër pozitë në shkurt 1904.[8]

Demografia

Shekulli i 15-të

Në 1467 shumë të krishterë nga Shkupi, Ohri, Serres dhe Kosturi u deportuan me dhunë në Elbasan.[9]

Shekulli i 16-të

Në fillim të shekullit të 16-të sanxhaku i Elbasanit kishte më popullsinë më të dendur nga gjithë sanxhaqet e Perandorisë Osmane në Ballkan, me 5.65 per square kilometre (14.6/sq mi).[10] Mes 1520 dhe 1535 deri në 94,5% e popullsisë së Sanxhakut të Elbasanit ishin të krishterë.[11]

Shekulli i 17-të

Udhëtari osman Evliya Çelebi shkroi në 1670 se në Elbasan kishte 18 lagje me popullsi myslimane dhe 10 lagje të banuara me ortodoksë dhe katolikë. Ai gjithashtu shprehet se serbët, bullgarët dhe vojnikët (mercenarë osmane të krishterë) nuk kishin leje qëndrimi në Elbasan, përndryshe do vriteshin menjëherë sipas traditash të vjetra.[12] Gjuhën shqipe ishte gjuha e folur nga të gjithë banorët, shumica e të cilëve kishte edhe njohuri të avancuara të gjuhës turke. Tregtarët gjithashtu mund të flisnin greqisht dhe italisht.

Shekulli i 19-të

Sipas konsullit rus në Vilajetin e Manastirit, A. Rostkovski, i cili përgatiti një artikull statistikash, në vitin 1897, popullsia e sanxhakut të Elbasanit ishte 56,105: Myslimanët shqiptarë ishin 51,786, të krishterët shqiptarë ishin 3,319, dhe vllehët (arumunët) ishin 1,000.

Shekulli i 20-të

Në fillim të shekullit të 20 është vlerësuar se 15,000 ishte popullsia e Elbasanit, i cili atëherë ishte selia e një peshkopi ortodoks.[13] Në rajonin midis Elbasanit dhe Beratit kishte shumë fshatra të cilat deklaroheshin publikisht si myslimanë, por privatisht jetonin si të krishterë.[14]

Shqiptarët që jetojnë në Elbasan ishin toskë dhe, për shkak se Sanxhaku i Elbasanit, është parë si pjesë e sanxhaqeve që ishin pjesë e Toskërisë, së bashku me sanxhaqet e Gjirkastrës, Prevezës, Beratit, Janinës, Korcës dhe Manastirit.[15]

Referime

Për lexim të mëtejshëm