Rrjeti hekurudhor në Shqipëri

Rrjeti hekurudhor në Shqipëri shërben për transportin e njerëzve dhe mallrave përmes hekurudhës.

Historia

Fillesat

Rrjeti hekurudhor në Elbasan

Tërësia e vijave hekurudhore, pajisjeve të tyre dhe stacioneve që lidhin Elbasanin me Rrjetin hekurudhor kombëtar, si dhe këtë të fundit me ndërmarrjet e mëdha të rajonit të Elbasanit: Kombinati Metalurgjik , Kombinati i Drurit , Fabrika e Çimentos , Uzina e Rafinimit të Naftës Cërrik , kanë shërbyer për transportimin e mallrave dhe të njerëzve, me trena.  Ne vitin 1972 (me 8 nentor) u vu në shfrytezim vija hekurudhore Elbasan-Librazhd 25 km dhjetor 1950, me gjatësi 33 km. Në vitin 1972 (më 8 nëntor) u vu në shfrytëzim vija hekurudhore Elbasan-1 e gjatë dhe më vonë degëzimet për në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Cërrik, Kombinatin e Drurit, Fabrikën e Çimentos e Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, gjatë viteve të vënies në shfrytëzim të tyre. Degëzimi i Vidhasit i Rrjeti hekurudhor ka jo vetëm stacione e vija të veçanta përpunimi të mallrave dhe sipas vagonave destinacioneve, por dhe rrjeti hekurudhor brenda Kombinatit Metalurgjik , që degëzohet deri në reparte, magazina e fabrika, sheshe të veçanta, i plotësuar me stacione e sisteme automatike sinjalizimi e komandimi të ndërruesve të vijave hekurudhore, të veçanta nga rrjeti hekurudhor i Elbasanit (kombëtar), me gjatësi tërësore brenda Kombinatit Metalurgjik prej 47 km. Gjerësia e vijave është 1435 mm, me traversa druri dhe betonarme, ndërrimi i të cilave filloi në fund të viteve '80, këto të fundit të prodhuara nga kantieri i prodhimit të Kombinatit Metalurgjik. Fuqia tërheqëse deri në vitin 1959 ka qenë me lokomotiva me avull, të cilat më pas u zëvendësuan me lokomotiva me motora.

Rrjeti hekurudhor në pjesën e tij kombëtare, ka pjerrësi në përgjithësi 9 për mijë, ndërsa nga Elbasani në drejtim të Përrenjasit ka pjerrësi 18 për mijë. Rrjeti hekurudhor. i Elbasanit ka një stacion përpunimi mallrash në Elbasan,një stacion të vogël në Papër dhe një stacion të vogël vetëm për udhëtarë në Labinot Fushë. Ka system ndërlidhjeje e sinjalizimi me bllokim gjysmautomatik. Rrjeti hekurudho i Elbasanit është ndërtuar kryesisht me punë vullnetare.[1]

Periudha e diktaturës

Pas 1991

Rrjeti hekurudhor

Linja Tiranë—Han i Hotit

Segmenti Vorë—Han i Hotit

Bashkimi Evropian do të ndihmojë financiarisht në rehabilitimin e segmentit VorëHan i Hotit. Projekti përfshin rehabilitimin e 120 km linjë hekurudhore dhe 12 stacione hekurudhore për shpejtësi trafiku deri në 120 km/h, vendosjen e sisteme të reja sinjalistike, dhe përmirësime të sigurisë. Linja hekurudhore është pjesë e shtrirjes së rrjetit hekurudhor TEN-T në Ballkanin Perëndimor dhe përbën lidhjen hekurudhore ndërkombëtare të Shqipërisë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe të BE-së. Linja e re synon të përmirësojë aksesin dhe do të rrisë ndjeshëm trafikun ndërkombëtar për mallra dhe pasagjerë drejt porteve, terminaleve, kryeqyteteve dhe aeroporteve me hekurudhë.[2]

Linja Tiranë—Durrës

Në vitin 2021 filluan punimet për rehabilitimin e rreth 37 km të linjës Durrës—Tiranë TTP dhe ndërtimin e 5.7 km linjë të re hekurudhore nga Domja deri në aeroportin Nënë Tereza.

Segmenti Tiranë—Aeroport Rinas

Terminali i Transportit Publik (TTP) i Tiranës

Vendndodhja e terminalit të planifikuar ndodhet në kufi të Laprakës me Mëzez-Fushën. Përdoret përkohësisht si terminal autobusash për veriun.

Linja Durrës—Vlorë

Segmenti Durrës—Rrogozhinë

Në vitin 2022 përfundoi vlerësimi i ndikimit në mjedis e projektit të rehabilitimit të këtij segmenti me një gjatësi prej 33.5 km.

Linja Rrogozhinë—Kapshticë

Segmenti Rrogozhinë—Elbasan—Pogradec

Hekurudha nga RrogozhinaElbasan është në funksion, kurse pjesa nga Elbasani deri në Pogradec me një gjatësi prej 79 km është jashtë funksionit për shkak të gjendjes së keqe. Segmenti i tërë do të rehabilitohet me mbështetje financiare dhe teknike nga Bashkimi Evropian.

Segmenti Lin—Qafë Thanë

Ky segment 2.8 km i gjatë synon të lidhë rrjetin hekurudhor shqiptar me atë maqedonas, si pjesë e Korridorit Pan-Evropian VIII. Hekurudha e projektuar në pjesën e Maqedonisë së Veriut do të përshkojë Strugën dhe do të lidhet me hekurudhën ekzistuese në Kerçovë për të vazhduar deri në Shkup.

Segmenti Pogradec—Korçë—Kapshticë

Referime