ReCAPTCHA
Mjete
Të përgjithshme
Shtyp/eksporto
Në projekte të tjera
reCAPTCHA është një sistem user-dialogue i bërë fillimisht nga Luis von Ahn, Ben Maurer, Colin McMillen, David Abraham dhe Manuel Blum në kampusin kryesor Pittsburgh të Universiteti Carnegie Mellon, dhe i siguruar nga Google në shtator të vitit 2009.[1] Sikur ndërfaqja CAPTCHA, reCAPTCHA i pyet përdoruesit për të shtypr fjalët që i shohin në imazhe të shtrembëruara. Duke i prezantuar dy fjalët që e mbrojnë uebfaqen nga botët që tentojnë të hyjnë në zonat e kufizuara[2] dhe ndihmon në dixhitalizimin e tekstit të librave.
Sistemi raporton se shfaq mbi 100 milionë CAPTCHA çdo ditë,[3] në faqet si Facebook, TicketMaster, Twitter, 4chan, CNN.com, StumbleUpon,[4] Craigslist (që nga qershori i vitit 2008),[5] dhe U.S. National Telecommunications and Information Administration's digital TV converter box coupon program website (si pjesë e US DTV transition).[6]
Sllogani i reCAPTCHA-s ishte "Stop spameve, lexo libra.",[7] derisa u bë një paraqitje e një verzioni të ri të reCAPTCHA-s në vitin 2014; sllogani tani nuk gjendet në uebfaqe[8].
Teksti i skanuar i është nënshtruar analizave nga dy programe optike të ndryshme të karaktereve. Megjithatë ka fjalë të cilat jepen nga një identitet i thjeshtë i gjykimit njerëzor të cilat më vonë riciklohen si fjalë kontrolluse. Nëse tri tentimet e para përshtatin njëra-tjetrën por nuk përshtaten me programet njohëse, ato konsiderohen si përgjigjje të sakta, dhe fjala bëhen fjalë kontrolluese.[10] Kur gjashtë përdorues e gabojnë një fjalë, fjala merret si e palexueshme.[10]