Përndjekja e gjermanëve pas Luftës së Dytë Botërore

Përndjekja e gjermanëve pas Luftës së Dytë Botërore (1945 - 1950) ka filluar menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe është shtrirë në BRSS, Çekosllovaki, Hungari, Holandë, Poloni, Rumani dhe RSFJ.[1] Llogaritet se numri i përgjitshëm i gjermanëve të zhvendosur në periudhën 1945 - 1950 është rreth 12 milion njerëz, ndërsa sipas disave ky numër shkon deri rreth 14 milion njerëz të zhvendosur.[2] Gjatë kësaj periudhe u vranë ose u zhdukën një numër i madh i njerëzve të pafajshëm. Numri i saktë i tyre është i panjohur mirëpo sipas disa vlerësimeve ai shkon nga 500 000 [3], deri në rreth 3 000 000 [4]

Ikja e gjermanëve nga krahina Sudete.
Një pullë postare në kujtim të përndjekjes së gjermanve 1945 - 1955
Refugjatët gjermanë në Berlin
Fëmijë të refugjatëve gjerman ne gusht të vitit 1948

Sipas disa historianve, kjo përndjekje e gjermanve konsiderohet si spastrim etnik [5][6] kurse disa të tjerë nuk hezitojnë ta quajnë madje edhe gjenocid.[7]

Historiku

Rritja e popullsisë gjatë Mesjetës stimuloi lëvizjen e njerëzve nga rajonet e Renit, Flandrisë, dhe territoreve saksone të Perandorisë së Shenjtë Romake drejtë lindjes, në rajonet më pak të populluara baltike dhe Polonisë. Këto lëvizje u përkrahën nga fisnikëria gjermane, mbretërit sllavë dhe Kisha mesjetare ndërsa u përshpejtuan me paraqitjen e Urdhërit Teutonik. Shikuar në përgjithësi kjo dyndje ka qenë e qetë, edhe pse ndonjëherë ka ndodhur në kurriz të sllavëve dhe baltikëve pagan.[8]

Që nga fillimi i shekullit XX, komuniteti gjerman u shpërnda nga Prusia dhe Baltiku, në qytete të mëdha të tilla si Danzig dhe Königsberg (tani Kaliningrad), pastaj në Austro-Hungari (pjesët e Hungarisë, Rumanisë, Vojvodinës), dhe madje edhe thellë brenda Rusisë, veçanërisht rreth lumit Vollga. Disa gjermanë në këto zona ishin pronarë tokash, klerikë dhe zyrtarë.[9]

Shkaqet e përndjekjes

Shkaqet kryesore të përndjekjes së gjermanëve fill pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore mund të përmblidhen në këto katër grupe:

  1. Dëshirat për të krijuar shtete homogjene në aspektin etnik. - Këto shkaqe mbështeten nga një varg autorësh..[10][11][12][13][14][15]
  2. Pikëpamjet sipas të cilave elementi gjerman paraqet një element të rrezikshëm.[10][16][17]
  3. Dëshirat ose motivacionet për t`i "denuar gjermanët" për krime lufte.[10][12][15][17][18][19][20][21]
  4. Konsideratatat politike sovjetike.[22]

Dimensioni gjeografik i përndjekjes

Si një problem rrënjët e të cilit shtrihen thellë në Luftën e Dytë Botërore, Përndjekja e gjermanëve pas Luftës së Dytë Botërore kishte edhe një shtrirje të madhe gjeografike.

Bashkimi Sovjetik

Pakica etnike gjermane në Bashkimin Sovjetik ose BRSS (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike) ishte konsideruar si një rrezik për sigurinë nga qeveria sovjetike, dhe ata u transferuan gjatë luftës, me qëllim të parandalimit të bashkëpunimit te mundshëm me pushtuesit Nazist. Në gusht 1941 qeveria sovjetike urdhëroi gjermanët etnik që të largohen nga pjesa evropiane e BRSS. Në fillim të 1942, 1,031,300 gjermanë ishin të internuar në "vendbanime speciale" në Azinë Qendrore dhe në Siberi.[23] Jeta në vendbanime të veçanta ishte e veshtirë dhe e ashpër, ushqimi ishte i kufizuar, dhe popullsia e deportuar qeverisej me rregulla strikte. Mungesa e ushqimit preku tërë Bashkimin Sovjetik dhe sidomos vendbanimet speciale. Sipas të dhënave nga arkivat Sovjetike, në tetor 1945, 687,300 gjermanë mbetijetuan në vendbanimet speciale;[24] dhe një numër prej 316,600 gjermanësh shërbyen si punëtor shtesë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjermanët sovjetik nuk ishin të pranuar në forcat e rregullta të armatosura. Në vitin 1945 BRSS deportoi ne vendbanimet speciale 203,796 gjermanë etnik sovjetik, të cilët më parë ķîshín qenë të zhvendosur në Poloni.[25] Kjo zhvendosje, ngriti numrin e popullsisë gjermane në vendbanimet speciale në 1,035,701 në vitin 1949.[26]

Sipas J. Otto Pohl, 65,599 gjermanë u zhdukën në vendbanime të veçanta. Ai beson se edhe 176.352 njerëz "me gjasë vdiqën në armatën e punës".[27] Nën Stalinin, gjermanët sovjetik vazhduan të mbahen të mbyllur në vendbanimet e veçanta nën mbikëqyrje të rreptë. Në vitin 1955 ata u rehabilituan, por nuk u lejuan të kthehen në BRSS Evropian,[28] Popullsia gjermane sovjetike u rrit pavarësisht deportimeve dhe punës së detyruar gjatë luftës; në regjistrimin sovjetik të vitit 1939 popullsia gjermane ishte 1,427 milionë. Në 1959 ajo ishte rritur në 1.619 milionë.[29]

Llogaritjet e studiuesit Gjermano Perëndimor Gerhard Reichling nuk pajtohen me të dhënat nga arkivat sovjetike. Sipas Reichling një total prej 980.000 gjermanë sovjetike etnikë ishin dëbuar gjatë luftës; Ai vlerësoi se 310,000 vdiqën në punë të detyruar. Gjatë muajve të parë të pushtimit të BRSS në vitin 1941 gjermanët pushtuan rajonet perëndimore të Bashkimit Sovjetik që kishte vendbanime gjermane. Një total prej 370,000 gjermanëve etnikë nga BRSS u dëbuan në Poloni nga Gjermania gjatë luftës. Në vitin 1945 sovjetikët gjetën 280,000 të zhvendosur në territorin sovjetik dhe i kthyen në BRSS; 90,000 u ikën si refugjatë të pas luftës në Gjermani.[30]

Çekosllovakia

Hungaria

Holanda

Polonia

Rumania

Jugosllavia

Para Luftës së Dytë Botërore, rreth 500,000 gjermano-folës (kryesisht gjerman Danubian - Shvabian) jetonin në Jugosllavi. Disa ikën gjatë luftës, ose emigruan pas vitit 1950, në sajë të aktit të "personave të zhvendosur" (të vitit 1948). Disa të tjerë emigruan në Shtetet e Bashkuara. Gjatë muajve të fundit të Luftës së Dytë Botërore shumica e gjermanëve etnikë u larguan nga Jugosllavia (RSFJ - Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë) me forcat tërheqëse naziste.[31][32]
Pas çlirimit, partizanët jugosllavë kërkonin hakmarrje ndaj gjermanëve etnikë për krimet e luftës të Gjermanisë naziste, në të cilën kishin marrë pjesë shumë gjermanë etnikë, sidomos në zonën e Banatit të Vojvodinës. Përafërsisht 200.000 gjermanë etnikë mbetën në Jugosllavi për të vuajtur pastaj nga persekutimi dhe humbjet personale dhe ekonomike. Rreth 7,000 prej tyre u vranë. Nga viti 1945 e deri në vitin 1948 gjermanët etnikë janë mbajtur në kampet e punës, ku rreth 50,000 janë zhdukur. Ata që mbijetuan u lejuan për të emigruar në Gjermani pas vitit 1948.[31][33]
Sipas të dhënave të Gjermanisë Perëndimore në fund të vitit 1944 sovjetikët transportuan 27.000 deri 30.000 gjermanë etnikë, në Ukrainë dhe Donbas për punë të detyruar, shumica prej të cilëve ishin gra të moshës 18 deri 35; rreth 20% (5683) janë raportuar të vdekur ose të humbur. Të dhënat nga arkivat ruse botuar në vitin 2001, bazuar në një renditje aktuale, vënë numrin e civilëve gjermanë të dëbuar nga Jugosllavia në BRSS në fillim të vitit 1945 për reparacione në punë në 12,579, ku 16% (1,994) vdiqën. Pas marsit të vitit 1945, filloi një fazë e dytë në të cilën gjermanët etnikë u zhvendosën në fshatra të tilla si Gakowa dhe Krushevla me qëllim të angazhimit në kampet e punës. Ata jetuan në kushte shumë të vështira. Një total prej 166,970 gjermanëve etnikë u internuan, dhe 48.447 (29%) u zhdukën.[32][34][35]
Shifrat e qeverisë gjermane nga 1958 theksojn numrin e të vdekurve në 135,800 civilë. Një studim i kohëve të fundit botuar nga gjermanët etnikë të Jugosllavisë bazuar në një renditje aktuale ka ndryshuar numrin e të vdekurve në rreth 58,000. Një total prej 48,447 njerëzve kishin vdekur në kampe; 7,199 u qëlluan nga partizanët, dhe një tjetër 1,994 u zhdukën në kampet sovjetike të punës. Nga viti 1950, 150,000 gjermanë nga Jugosllavia janë klasifikuar si "të dëbuar" në Gjermani, një tjetër 150,000 në Austri, 10.000 në Shtetet e Bashkuara, dhe 3000 në Francë. Sipas të dhënave të Gjermanisë Perëndimore 82.000 gjermanë etnikë mbetën në Jugosllavi në vitin 1950. Pas vitit 1950, shumica emigruan në Gjermani, ose u asimiluan në popullatën lokale.[36][37][38][39]

Vlerësime demografike

Literatura

Referime