Omer pashë Vrioni II

Omer, Omar ose Ymer pashë Vrioni (1839Fier, 1928) ka qenë figurë politike në Perandorinë Osmane dhe veprimtar i Lidhjes së Prizrenit, themeluesi i qytetit të Fierit dhe anëtar i Këshillit të Naltë të RegjencësPrincipatës së Shqipërisë.

Biografia

Lindi më 1839, i biri i Kahreman pashë Vrionit dhe Gjylije hanëmit të Neim bej Alizotit.[1] Ka qenë shambelan i Sulltan Abdyl Azizit.[2] Pasi i ati themeloi qytetin e Fierit në vitet '60 të shekullit XIX, Omer beu përvijoi punën duke e rindërtuar dhe rregulluar sipas një plani modern më 1877.[3]

Ishte ndër firmëtarët e memorandumit dërguar kontit AndrassyKongresin e Berlinit nga shqiptarët e Stambollit në hullinë e ndodhive të Lidhjes së Prizrenit.[4] Me Mehmet Ali Beun dhe Vrionas të tjerë u përfshi edhe Ymer beu, i cili u zotua të mblidhte një fuqi prej 3,000 frymësh në rast nevoje.[5] Për veprimet e tij me Lidhjen, bashkë me krerët e tjerë të lëvizjes në viset jugore shqiptare, u arrestuan dhe u dërguan në kështjellën e Çanakalasë, ku u mbajtën të burgosur deri në nëntor të vitit 1883.[6]

Me hapjen e NormalesElbasanit ishte ndër kontributorët e fondit të parë të shkollës.[7]

Më 25 nëntor 1912 karvani i Ismail Qemalit rrugës për në Vlorë, ku shpalli pavarësinë, drekoi në Fier në konakun e Omer Pashës,[8] dhe pas tyre edhe delegatët e Kosovës.[9] U përpoq të ndihmonte sundimin e Princ Vidit kundër Kryengritjes të Shqipërisë së Mesme.[2]

Shërbeu si anëtar i Këshillit të Naltë të Regjencës, ku zëvendësoi Aqif pashë Elbasanin si përfaqësues i elementit bektashi, prej ku hoqi dorë më 3 tetor 1922,[10] kur u formua qeveria e dytë e Xhafer Ypit.[11]

Referime