Njësitë administrative të Kosovës

Organizmi i vetëqeverisjes lokaleNë Kosovë është bërë në përputhje me Ligjin për vetëqeverisje lokale i vitit 2008.

Ku Vetëqeverisja lokale organizohet në një nivel dhe atë Komunal.

Komunat janë njësi themelore e vetëqeverisjes lokale. (D.V)

Gjatë kohës së sistemit të ndëtuar nga shqiptarët po ashtu ajo administrohej në komuna të cilat hynin në rajone (regjione). Ndërsa gjatë kohës së regjimit të Milosheviqit administrimi i Kosovës bëhej në 5 rajone. Kjo ndamje përdoret nga literatura në gjuhët tjera pasi që ata e marrin si burim zyrtarë.

Komunat e Kosovës

Në bazë Nenit 1, të rregullores së UNMIK-ut 2000/43 të nxjerrur më 27 korrik 2000, Kosova ka tridhjetë komuna ashtu siç figurojnë në Tabelën. Sipas kësaj rregullore komunikimi zyrtar përdorë emrat në gjuhën shqipe dhe serbre, përveç që në ato komuna ku komunitetet etnike a gjuhësore joshqiptare dhe joserbe përbëjnë një pjesë substanciale, emrat e komunave jepen edhe në gjuhët e atyre komuniteteve.

Kjo rregullore është nxjerrur nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në pajtim me rezolutën 12:44 (1999) të datës 10 qershor 1999. Po ashtu në këtë rregullore është parashikuar edhe disa të dhëna tjera në lidhje me numrin dhe kufinjët e komunave. Kështu në Nenin 2 të kësaj rrgullore thuhet: Shtrirja e çdo komune dhe kufinjtë e tyre skicohen nga zonat e tyre përbërëse kadastrale. Zonat kadastrale të cilat përbëjnë çdo komunë figurojnë në Tabelën ‘B’ të kësaj rregulloreje [1]. Në tabelen e dytë të rregullores janë prezantuar gjitha vendbanimet e Kosovës.

Hyrja në fuqi e rregullores është bërë më 27 korrik 2000.

Rajonet e Kosovës

  • sipas sistemit shqiptar

Njësitë administrative të Kosovës

Rajoni shqipRajoni serb.Sipërfaqja në km²Banorë 1999-2005Kryeqyteti shqipKryeqyteti serb.
FerizajUroševac1.024229.000FerizajUroševac
GjakovëĐakovica1.236280.000GjakovëĐakovica
GjilanGnjilane1.331253.000GjilanGnjilane
MitrovicëKosovska Mitrovica2.051327.000MitrovicëKosovska Mitrovica
PejëPeć1.366191.000PejëPeć
PrishtinëPriština2.157604.000PrishtinëPriština
PrizrenPrizren1.747411.000PrizrenPrizren (komuna)

Sipas sistemit të Millosheviçit

(njësitë administrative (serbisht opština) të Serbisë (jo të Kosovës) :

qarku serb.qarku shqipsipërfaqja në km²banorë 1991kryeqytet serb.kryeqytet shqip
KosovoKosovë3.120672.292PrištinaPrishtinë
Kosovska MitrovicaMitrovicë2.051275.904Kosovska MitrovicaMitrovicë
Kosovsko PomoravljeKosovë Lindore1.412217.728GnjilaneGjilan
PećPejë2.420414.187PećPejë
PrizrenPrizren1.909376.076PrizrenPrizren

Sektorët e NATO-së

Kosova ndahet në 5 zona operuese që janë të ndryhme nga qarqet sipas Milosheviqit por kanë qendra të njëjta.

Sektori shqipSektori ang.sipërfaqja in km²banorë 1991kryeqytet serb.1kryeqytet shqip1
Sektori Anglez???PrištinaPrishtinë
Sektori Francez???Kosovska MitrovicaMitrovicë
Sektori Amerikan???UrosevacFerizaj
Sektori Italian???PećPejë
Sektori Gjerman???PrizrenPrizren

1Përdorimi zyrtarë i emërtimeve të qytetve bëhet serbisht (shkrnja latine) dhe ?

Burimi i të dhënave



Stema e shtetit
DeklarataKushtetutaRepublika e KosovësSHPKTMK
GjykataKuvendiKryetariQeveriaShërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj


Lidhje të jashtme