Nikoloz Gelashvili

futbollist gjeorgjian

Nikoloz Gelashvili (Gjeorgjisht: ნიკოლოზ გელაშვილი; lindur më 5 gusht 1985) është një futbollist profesionist gjeorgjian i cili luan si sulmues për klubin gjeorgjian FC Dila Gori.[1][2][3]

Nikoloz Gelashvili
Të dhënat vetjake
Emri i plotëNikoloz Gelashvili
Datëlindja (1985-08-05) 5 gusht 1985 (38 vjeç)
VendlindjaTelavi, RSS Gjeorgjia, Bashkimi Sovjetik
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
FC Dila Gori
Numri9
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2004WIT-Georgia Mtskheta6(0)
2004–2005Kakheti Telavi28(8)
2005–2007WIT Georgia Tbilisi51(25)
2008–2012Zestafoni105(63)
2012–2013VfL Bochum25(2)
2015–2016Pafos14(4)
2016Dinamo Tbilisi9(1)
2016–FC Dila Gori5(0)
Karriera ndërkombëtare
2005–2006Gjeorgia U217(1)
2007–2015Gjeorgia25(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 27 janar 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 14 tetor 2014

Karriera me klube

Gelashvili filloi karrierën e tij te WIT-Georgia Mtskheta ku luajtu gjashtë ndeshje gjatë sezonit 2003–04. Pas kësaj, ai u transferua te Kakheti Telavi ku shënoi tetë Gola në 28 ndeshje gjatë sezonit 2004–05. Më pas ai kaloi te WIT Georgia Tbilisi ku shfaqi një formë të mirë pasi në 51 ndeshje shënoi 25 gola. Ai u largua nga WIT Georgia Tbilisi në vitin 2007 duke firmosur në janar 2008 një kontratë një vjeçare me të drejtë rinovimi me Zestafoni.[4] Te kjo skuadër Gelashvili pati periudhën e tij më të mirë pasi ai shënoi më shumë se 60 gola në katër vite qëndrimi te klubi gjeorgjian, duke u shpallur edhe dy herë golashënuesi më i mirë në ligë. Ai u largua atje në vitin 2012 për të firmosur me klubin gjerman VfL Bochum. Gelashvili nuk dhuroi impakt te klubi gjerman pasi në 25 paraqitje me ta shënoi vetëm 2 gola. Pas kësaj, ai u transferua në Azerbajxhan ku firmosi me Qarabağ.

Flamurtari

Në qershor 2014, Gelashvili la klubin azerbajxhanas pas vetëm një sezoni,[5] dhe firmosi një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe një vit me klubin shqiptar Flamurtari.[6]

Ai debutoi me Flamurtarin më 23 gusht 2014 në javën e parë të sezonit 2014–15 ku ai hyri si zëvëndësues në vend të mesfushorit Nijaz Lena në fitoren 2–1 kundër Teutës.[7] Ai shënoi golin e parë me klubin më 10 shtator 2014 në suksesin 3–0 kundër Apolonisë.[8] Ai shënoi golin e dytë me klubin më 20 nëntor në fitoren 2–0 kundër Elbasanit, ku ai shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 93.[9] Më 9 nëntor 2014, në një ndeshje kundër Apolonisëstadiumin Loni Papuçiu, Gelashvili u nxorr nga fusha e lojës në minutën e 35 pas dy kartonave të verdhë të marrë. Shkak i kartonit të dytë të verdhë që në fund rezuloi i kuq ishte për shkak se pështyu një lojtar kundërshtarë, duke krijuar një zënkë në fushë, me Flamurtarin që barazoi ndeshjen me rezultatin 1–1.[10] Pas ndeshjes, Komisioni i Disiplinës e dënoi atë me tetë ndeshje pezullim për sjelljen e tij antisportive.[11] Gelashvili pësoi një dëmtim, duke bërë që ai të operohej në Greqi, duke bërë që të rikthehet në fushat e lojës në janar të vitit tjetër.[12]

Pafos

Në korrik 2015, Gelashvili firmosi me klubin grek Pafos.[13][14][3]

Karriera ndërkombëtare

Gelashvili bëri debutimin e tij me kombëtaren më 16 nëntor 2007 kundër Katarit, ku ai ishte thirrur për ndeshjet e nëntorit.[15] Ai luajti një tjetër ndeshje më 9 shtator 2009. Më 9 tetor 2009, ai luajti ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës 2010.

Më 14 gusht 2014, pas shtatë vitesh si lojtar i Gjerorgjisë, ai shënoi golin e parë me ta në fitoren 3–0 kundër Gjibraltarit, ndeshje e vlefshme për Grupin D të kualifikueseve të Euro 2016.[16]

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 22 shtator 2014[3]
PerformancaLigaKupaKontinentiGjithsej
SezoniKlubiLigaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGola
2003–04WIT-Georgia MtskhetaPirveli Liga60
2004–05FC Kakheti Telavi248
2005–06Umaglesi Liga40
2005–06FC WIT Georgia21700
2006–07171020
2007–08138
2007–08FC Zestaponi-2Pirveli Liga310031
2007–08FC ZestaponiUmaglesi Liga62000062
2008–09262022203022
2009–10313020443720
2010–11331832624222
2011–1210720641811
2011–12VfL Bochum2. Bundesliga13800131
2012–1312120141
2012–13VfL Bochum IIRegionalliga West2020
2013–14Qarabağ FKPLA2650080345
2014–15KS FlamurtariKategoria Superiore102000000
GjithsejGjeorgji194972010
Gjermani2722000292
Azerbajxhan2650080345
Gjithsej karriera2471652810

Kombëtarja

Reduktuar më 22 shtator 2014 [17]

Kombëtarja gjeorgjiane
VitiNdshGola
200720
200800
200920
201040
201110
201230
201370
201410
Gjithsej200

Golat me kombëtaren

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren gjeorgjiane.
#DataVendiKundërshtariGoliRezultatiKompedicioni
114 tetor 2014Estádio Algarve, Faro, Portugali Gjibraltari1–03–0Kualifikueset e UEFA Euro 2016

Trofe

Klube

FC Zestafoni

  • Premier League Gjeorgjiane: 2
2010–11, 2011–12
  • Kupa Gjeorgjiane: 1
2007–08
  • Superkupa Gjeorgjiane: 1
2011

Qarabağ

  • Premier League Azerbajxhane: 1
2013–14

Personale

Dy herë golashënuesi më i mirë i Premier Leagues Gjeorgjiane: 2008–09 (20 gola) & 2010–11 (17 gola)

Referime

Lidhje të jashtme