Nedim Bajrami

futbollist zviceran

Nedim Bajrami (lindur më 28 shkurt 1999) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor sulmues për klubin italian Sassuolo dhe kombëtaren shqiptare. Bajrami u lind dhe u rrit në Zyrih të Zvicrës nga prindër shqiptar nga Tetova; ai fillimisht luajti me ekipet e moshave të Zvicrës para se të bëhej pjesë e Shqipërisë në vitin 2021.[2][3]

Nedim Bajrami
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1999-02-28) 28 shkurt 1999 (25 vjeç)
VendlindjaZyrih, Zvicër
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)[1]
PozicioniMesfushor sulmues, anësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Sassuolo
Numri11
Karriera me të rinjtë
2009–2017Grasshoppers
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2015–2017Grasshoppers U2114(4)
2017–2020Grasshoppers69(6)
2019–2020Empoli (huazim)28(5)
2020–2023Empoli90(12)
2023Sassuolo (huazim)18(1)
2023–Sassuolo2(0)
Karriera ndërkombëtare
2013Zvicra U155(0)
2014Zvicra U167(0)
2015–2016Zvicra U1713(5)
2016–2017Zvicra U184(0)
2016–2017Zvicra U199(3)
2018–2021Zvicra U2111(1)
2021–Shqipëria14(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 shtator 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 8 shtator 2023

Karriera me klube

Bajrami ka lindur në Zvicër dhe e shpenzoi vitet e fëmijërisë te akademia e Grasshoppers. Në shkurt 2017, ai firmosi kontratën e parë si profesionist sëbashku me shokët e ekipit Petar Pušić dhe Arijan Qollaku.[4] Ai debutoi disa ditë më pas në humbjen 1–0 kundër FC Thun, duke luajtur 90 minuta të plota.[5]

Më 13 gusht 2019, Bajrami u transferua te EmpoliSerie B në formë huazimi me të drejtë blerje.[6]

Më 31 janar 2023, Bajrami kaloi te Sassuolo në formë huazimi me detyrim blerje në fund të sezonit.[7]

Karriera ndërkombëtare

Bajrami luajti 49 ndeshje me ekipet e moshave të Zvicrës. Ai luajti gjashtë ndeshje me ekipin nën-17 në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian 2016.[8] Ai gjithashtu shënoi pesë gola, përfshirë nje dygolësh kundër Malit të Zi.[9] Më 9 mars 2021, trajneri i ekipit nën-21, Mauro Lustrinelli, konfirmoi se Bajrami kishte vendosur të luante me vendin e origjinës së tij, Shqipërinë.[10]

Më 17 mars, Bajrami mori pasaportën shqiptare, duke pritur vetëm lejen e FIFAs për të luajtur me ekipin kombëtar.[11] Më 30 gusht, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i dha dritën jeshile Bajramit për t'u bërë pjesë e kombëtares.[12]

Bajrami bëri debutimin e tij me Shqipërinë më 5 shtator në fitoren 1–0 në Elbasan Arena kundër Hungarisë në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[13] Goli i tij i parë me ekipin kombëtar erdhi më 17 qershor 2023 në fitoren 2–0 kundër Moldavisë në kualifikueset e UEFA Euro 2024, duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje jashtë zone.[14]

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 13 gusht 2023[15]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
KlubiSezoniLigaKupaEvropaTjetërGjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Grasshoppers U212015–161. Liga100010
2016–1712400124
2017–18100010
Gjithsej144000000144
Grasshoppers2016–17Super Liga Zvicerane70000070
2017–182933000323
2018–193332000353
2019–2000000000
Gjithsej696500000746
Empoli (huazim)2019–20Serie B285101[a]0305
Empoli2020–21Serie B3653200397
2021–22Serie A35633389
2022–23Serie A19110201
Gjithsej1181785001012722
Sassuolo2022–23Serie A18100181
2023–24Serie A001111
Gjithsej181110000192
Gjithsej karriera21928146001023434

Kombëtarja

Redaktuar më 7 shtator 2023[16]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Shqipëria202160
202240
202353
Gjithsej153

Golat me kombëtaren

Redaktuar më 7 shtator 2023
Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Bajrami.[16]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Nedim Bajrami
Nr.DataVendiNdshKundërshtariGoliRezultatiKompeticioni
117 qershor 2023Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri12  Moldavia2–02–0Kualifikueset e UEFA Euro 2024
220 qershor 2023Tórsvøllur, Tórshavn, Ishujt Faroe13  Ishujt Faroe1–03–1Kualifikueset e UEFA Euro 2024
37 shtator 2023Fortuna Arena, Pragë, Republikë Çeke14  Republika Çeke1–11–1Kualifikueset e UEFA Euro 2024

Referime

Lidhje të jashtme

  • Profili te uebfaqja zyrtare e Sassuolos