Nakula Sahadeva Ratha

Nakula Sahadeva Ratha është një monument në kompleksin e Pança Rathave në Mahabalipuram, në bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit, në distriktin Kancheepuram të shtetit indian Tamil Nadu. Është një shembull i Arkitekturës monolitike shkëmbore. Daton që nga fundi i shekullit të VII dhe i është atribuar mbretërimit të Mahendravarmanit I dhe djalit të tij Narasimhavarmani I (630–680 i e.s.; i quajtur edhe Mamalla, ose "luftëtari i madh") i mbretërisë Pallava. I gjithë kompleksi është nën autoritetin e Archaeological Survey of India (ASI) është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram që janë shpallur pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1984.[1]E ngjashme me një karrocë (ratha), është skalitur nga një shkëmb i vetëm gjatësor prej graniti në ngjyrë rozë.[1][2][3] Megjithëse shpesh konsiderohet gabimisht si tempull, struktura nuk u shenjtërua si i tillë për shkak se nuk u përfundua[4] pas vdekjes së Narasimhavarmanit I.[2][3][5] Struktura është emërtuar sipas emrit të dy vëllezërve Pandava të eposit të Mahabharatas,[1][3][6] megjithëse emërtimi nuk është i bazuar në të dhënat historike.[2] Struktura e vogël e pambaruar i është kushtuar zotit Indra.

Nakula Sahadeva Ratha

Gjeografia

Struktura gjendet në Mahabalipuram (i njohur më parë si Mammallapuram) në bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit në Oqeanin indian. Është afërsisht 56 km në jug të Chennai-t (më parë i njohur si Madras), kryeqyteti i shtetit indian të Tamil Nadu-së,[7] ndërsa nga Chengalpattu është rreth 32 km larg.[8]Kompleksi i rathave gjendet pranë linjës së bregut dhe megjithëse Nakula Sahadeva Ratha është pjesë e tij, është e veçuar nga katër rathat e tjera. Nakula-Sahadeva është e drejtuar nga jugu, ndërsa Dharmaraxha Ratha, Bhima Ratha, Arxhuna Ratha dhe Draupadi Ratha janë të drejtuara nga perëndimi.[5][9][10] Pamja e jashtme e rathas ka ngjashmëri me një holl chaitya të tempujve budist, megjithëse në shkëllë të vogël.[11]

Etimologjia

Megjithëse konsiderohet një tempull monolitik, termi "tempull" është i gabuar pas të pesë rathat nuk u përfunduan asnjëherë,[4] siç dëshmohet nga shtrati i paskalitur në majëz. Në këtë mënyrë, rathat as u shenjtëruan as u përdorën për ceremoni fetare. Struktura është emërtuar sipas binjakëve Nakula dhe Sahadeva, dy vëllezërit më të vegjël Pandava të eposit të Mahabharatas.[12] Nakula Sahadeva është përmendur edhe si "Gajaprishtakara",[13] një emër teknik sanskrit për të mbrapmen e një elefanti.[14]

Skulptura e një elefanti e vendosur pranë Nakula Sahadeva Rathas

Historia

Veçoria e kësaj rathaje dhe të tjerave nuk mund të krahasohet me ndonjë ndërtim të ngjashëm të së shkuarës së artiketkturës së lashtë indiane. Megjithatë, pesë rathat kanë qenë pararendëset ose modelet për zhvillimin e Arkitekturës së tempujve indianë. Ashtu si dhe Pança Rathat e tjera, kjo ndërtesë shkëmbore është një imitim i një versioni të mëhershëm prej druri.[15] Megjithëse konsiderohet një tempull monolitik, termi "tempull" është i gabuar pasi të pesë rathat nuk u përfunduan ndonjëherë,[4] siç dëshmohet nga shtrati shkëmbor i pa skalitur në majëzë. Në këtë mënyrë, rathat nuk u shenjtëruan as u përdorën për ceremoni fetare. Statusi i papërfunduar i të pesë rathave i atribuohet vdekjes së mbretit Narasimhavarman I në vitin 668 të e.s..[6][16] Madje edhe emrat epikë të asociuar me Pandavat nuk mbështeten në të dhënat historike. Bashkë me mjaftë monumente të tjera është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1984 si "Grupi i monumenteve në Mahabalipuram".[1]

Arkitektura

Të gjitha Pancha Rathat janë rreshtuar në drejtimin veri-jug dhe ndajnë të njëtën plintë. Ato nuk kanë pararendëse në arkitekturën indiane dhe kanë shërbyer si modele për ndërtimin e tempujve më të mëdhenj në traditën e Indisë së Jugut të arkitekturës dravidiane.[6] Megjithëse të prera nga shkëmbinj monolitikë, ato janë skalitur në formën e tempujve strukturorë dhe kështu të konsideruar si “forma gati-monolitike tempujsh”.

Planimetria

E parë nga porta hyrëse, që është e drejtuar nga perëndimi, ka formë lakore dhe duket si e mbrapmja e një elefanti dhe kështu që stili është quajtur gajapristha (e mbrapmja e një elefanti). Përveç epitetit, pranë kësaj rathe është skulptura e madhe monolitike e një elefanti.[12][16][17] Ratha është konsideruar si e stilit vasara.[18] Kjo strukturë monolitike, bashkë me Pancha Rathat e tjera, në ndryshim nga Arxhuna Ratha, është ndërtuar nga një prerje e vetme shkëmbore prej graniti. Është një strukturë e veçuar absidale (në formë patkoi) dvitala (dy katëshe) tërësisht në arkitekturën dravidiane. Është e ndërtuar në të njëjtën bazë, në fund të rathave të Dharmarajas, Bhimas dhe Arjunas, por e drejtuar nga jugu. Brenda rathas nuk gjenden idhuj për tu adhuruar. Muret e kësaj rathe janë orientuar po ashtu në një sekuencë për të përcaktuar “të dalat dhe të futurat e krijuara nga çiftet e gjysëm-kolonave të cekëta”. Niket në muret e brendshme të rathas kanë imazhe të skalitura të zotave dhe gjysëm-zotave. Çatia (në formën e të prapmes së një elefanti) mbaron si një piramidë ose shikhara, që është skalitur me motive dekoruese. Arkitektura e pazakontë e kësaj rathe thuhet se përfaqëson një risi të arkitektit.[17]

Simha Vahana në faqen e mbrapme të Nakula Sahadeva Rathas

Veçoritë

Ratha me planin e saj të thjeshtë ka më pak zbukurime. Apset në façatën ballore, që është gjithashtu mukha-mandapa (verandë hyrjeje) e rathas nuk ka dekorime dhe façata është e mbështetur në dy kolona të vendosura mbi baza-luanë. Dhoma brenda është e shoqëruar nga dy gjysëm-kolona me skalitje elefantësh të paraqitur si gardianë. Korniza, përgjatë gjithë faltores është e mbështetur mbi kolona me konsuj dhe e zbukuruar me kudus-ë (baxha dritaresh në formë patkoi) me imazhe kokash njërëzore brenda.[16]Relievet janë skalitur nga kreu deri në fund të rathas.[19] Relievet në muret e brendshëm të rathas janë të Ardhanarisvara-s.[20] Është thënë se kjo ratha i është kushtuar Candesa-s dhe skulptura e elefantit të vendosur jashtë rathas është konsideruar një vendosje e pazakontë, pasi një Vahana ose mjet transportues i zotit, ndërsa normalisht vendoset përballë rathas).[9] Në dy katet sipër katit përdhes (mbi korniza) shihen çati trekëndore faltoresh dhe faltore këndore katrore që janë të ndërlidhura nga një radhë përreth gjithë skajeve. Në krahun perëndimor shihen skalitjet e tre portave. Në derën qendrore të faltores së skalitur me një kullë katrore ndodhet një majëzë në krye. Kati më i sipërm është absidal dhe ka një kudu të madh me një faltore brenda.[16]

Shiko edhe

Referime

Bibliografia