Muhamed ibën Ibrahim Al esh-Shejh

Muhammed ibn Ibrahim Al esh-Shejh (Arabisht: محمد بن إبراهيم آل الشيخ) ishte krye mufti i Arabisë Saudite nga viti 1953 deri në vdekjen e tij 1969.

Jeta

Muhammed ibn Ibrahim El esh-Shejh lindi më 24 korrik 1893 në një familje të dijetarëve saudit, El esh-Shejh, pasardhësit e dijetarit të njohur Muhammed bin Abdylvehhabi.[1]

Rolet

Muhammedi ishte krye mufti i Arabisë Saudite nga viti 1953 deri më 1969.[2] Ai vdiq më 3 dhjetor 1969.[1]

Ai ishte poashtu president i këshillit kushtetues i Ligës Botërore të Myslimanëve.

Familja

Ai ishte babai i Ibrahim ibn Muhammed El esh-Shejh,[3] ministër i drejtësisë nga viti 1975 deri më 1990[4][5] dhe Abdullah ibn Muhammed El esh-Shejh,[6] ministër i drejtësisë nga viti 1993 deri më 2009.[4]

Referime