Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës
Marrëdhëniet Shqipëri-Kinë i referohet marrëdhënieve historike dhe të tanishme mes Shqipërisë dhe Kinës. Dy shtetet bënë marrëdhënie diplomatike më 23 nëntor 1949.[1]
![]() | |
![]() Shqipëria | ![]() China |
---|---|
Të dërguarit | |
Ambasadori Selim Belortaja | Ambasadore Jiang Yu |
Historia
Nga vitet 1960 e më pas, Republika Popullore e Shqipërisë nën Enver Hoxhën, solli një rezolutë vjetore në Asamblenë e Përgjithshme për të transferuar selinë e Kinës në OKB nga Republika e Kinës në Republikën Popullore të Kinës. Më 25 tetor 1971, Rezoluta 2758, e sponsorizuar nga Shqipëria, u miratua nga Asambleja e Përgjithshme, duke tërhequr njohjen e Republikës së Kinës si qeveri legjitime të Kinës dhe duke njohur Republikën Popullore të Kinës si qeverinë e vetme legjitime të Kinës.
Marrëveshja
Në vitin 2001, të dy vendet nënshkruan tre marrëveshje që mbulonin aspektet financiare, hipotekare dhe teknike të ndërtimit të një impianti të ri hidroenergjitik - të njihej si Hidrocentrali - në Shqipërinë e Veriut. Kina gjithashtu premtoi 12 milionë dollarë amerikane në kredi për projektin.[2]
Kryeministri shqiptar Sali Berisha vizitoi Kryeministrin kinez Wen Jiabao në prill 2009. Wen paraqiti një propozim me katër pikë për të vazhduar bashkëpunimin me Shqipërinë. Ai u kërkoi të dy vendeve:[3]
- rritjen e shkëmbimeve në të gjitha nivelet për të çimentuar marrëdhëniet politike duke shfrytëzuar mundësinë e 60-vjetorit të lidhjeve Sino-Shqiptare;
- promovimin e bashkëpunimit substancial bazuar në barazi dhe reciprocitet dhe duke vënë më shumë theks në teknologjinë e informacionit, energjinë, infrastrukturën dhe eksplorimin e minierave;
- zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e kulturës, shëndetit publik, bujqësisë dhe turizmit për të pasuruar lidhjet e ndërsjellta;
- forcimin e koordinimit në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare për të mbrojtur interesat e vendeve në zhvillim dhe bashkimin e Kombeve të Bashkuara.