Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Brazilit
Mjete
Të përgjithshme
Shtyp/eksporto
Në projekte të tjera
![]() | |
![]() Shqipëria | ![]() Brazil |
---|---|
Marrëdhëniet Shqipëri-Brazil u referohen marrëdhënieve dypalëshe të Shqipërisë dhe Brazilit. Shqipëria ka një ambasadë në Brazília, dhe Brazili ka një ambasadë në Tiranë.
Lidhjet diplomatike u vendosën midis Shqipërisë dhe Brazilit në vitin 1961, pas së cilës u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë dhe Pagesave. Jo shumë ndodhi pas vitit 2000, kur Ministri i Jashtëm i atëhershëm i Shqipërisë Paskal Milo, vizitoi Brazilinë.
Në vitin 2013, Brazili hapi misionin e tij diplomatik rezident në Tiranë, ndërsa Shqipëria kishte një ambasadë në Brazilia që nga viti 2009.[1]
Ekziston një Shoqatë Kulturore dhe një Dhomë e Tregtisë dhe e Industrisë 'Brazil-Shqipëri’.
Më 20 qershor 2012 Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha vizitoi Brazilin gjatë një udhëtimi zyrtar për të marrë pjesë në Samitin Rio 20, ndërsa para kësaj Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto e vizitoi Brazilin. Ministri i Jashtëm u prit nga Michel Temer, atëherë Nënkryetar i Brazilit dhe senatori Fernando Collor de Mello. Një marrëveshje dypalëshe u nënshkrua nga të dy vendet në bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik dhe gjithashtu një marrëveshje për heqjen e vizave. Që nga viti 2011 qytetarët e të dyja vendeve mund të udhëtojnë pa viza.[2]
Në mars 2012, Ministri brazilian i Bujqësisë, Blegtorisë dhe Furnizimit, Mendes Ribeiro vizitoi Tiranën dhe u nënshkrua një marrëveshje bilaterale për bashkëpunimin bujqësor.
Mysafir | Mikpritës | Vendi i vizitës | Data e vizitës |
---|---|---|---|
![]() | Konferenca e Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qëndrueshëm | Rio de Zhaneiro | 20 qershor 2012[3] |
![]() | ![]() | Rio de Zhaneiro | 20 qershor 2012 |
![]() | ![]() | Rio de Zhaneiro | 4 nëntor 2013[4] |
Afrikë | ||
---|---|---|
Amerika | ||
Azi | ||
Evropë | ||
Marrëdhënie shumëpalëshe |
| |
Diplomacia |