Malcom

futbollist brazilian

Malcom Filipe Silva de Oliveira (lindur më 26 shkurt 1997), ose thjesht Malcom ([ˈmawkõ]),[3] është një futbolliist profesionist brazilian i cili luan si sulmues për klubin spanjoll Barcelona.

Malcom

Malcom në stërvitje me Bordeaux në 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMalcom Filipe Silva de Oliveira[1]
Datëlindja (1997-02-26) 26 shkurt 1997 (27 vjeç)
VendlindjaSão Paulo, Brazil[1]
Gjatësia1.72 m (5 ft 8 in)[1]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Barcelona
Numri14
Karriera me të rinjtë
2008–2014Corinthians
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2014–2015Corinthians51(7)
2016–2018Bordeaux84(20)
2018–Barcelona8(0)
Karriera ndërkombëtare
2015Brazili U20[2]11(1)
2016Brazili U23
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19:25, 9 mars 2019 (UTC)

Ai filloi karrierën si profesionist tek Corinthians, duke debutuar në vitin 2014 dhe më pas fitoi Campeonato Brasileiro Série A një vit më vonë. Në janar 2016, ai u transferua tek Bordeaux në Francë, duke luajtur gjithsej 96 ndeshje në dy vite e gjysëm. Në verën e vitit 2018, ai u bashkua me gjigandët e Barcelonës për 41 milion .

Karriera me klube

Corinthians

Malcom ka lindur në São Paulo, dhe nisi karrierën e tij futbollistike me klubin e qytetit, Corinthians. Në fillim të vitit 2014, ai shkëlqeu në ekipin që doli në vend të dytë të Copa São Paulo de Futebol Júnior mbrapa Santos.[4]

Ai u thirr në ekipin e parë nga trajneri Mano Menezes dhe debutoi si profesionist më 19 mars 2014 në ndeshjen e raundit të parë të Copa do Brasil jashtë fushe kundër Bahia de Feira, duke luajtur në dhjetë minutat e fundit të fitores 2–0 në vend të Jádson.[5] Katër ditë më vonë ai luajti ndeshjen e vetme të tij në Campeonato Paulista, duke hyrë sërisht nga fundi në vend të Lucianos me ekipin që fitoi 3–0 në shtëpi.[6]

Malcom bëri debutimin e tij në Campeonato Brasileiro Série A më 27 prill 2014, si një zëvëndësim i Romarinhos, në një fitore 2–0 kundër Flamengo. Malcom shënoi golin e parë si profesionist më 18 shtator në barazimin 1–1 ndaj Chapecoense në Arena Corinthians ku ai shënoi golin hapës të takimit.[7]

Ai ishte një lojtar i rregullt i ekipit të parë gjatë sezonit 2015 të Campeonato Brasileiro Série A. Ai luajti gjithsej 70 ndeshje dhe shënoi 10 gola gjatë kohës së tij me klubin.[2]

Bordeaux

Malcom duke luajtur për Bordeaux në 2017

Ekipi francez Bordeaux siguroi shërbimet e Malcom më 31 janar 2016, duke zëvëndësuar Wahbi Khazri i cili kaloi tek Sunderland. Klubi pagoi 5 milion € për gjysmat e të drejtave ekonomike të tij.[8][9][10]

Ai debutoi në Ligue 1 një javë më vonë, duke luajtur si titullar në humbjen 4–1 përballë Saint-Étienne; ai luajti për 69 minuta para se të zëvëndësohej nga Thomas Touré.[11] Më 10 shkurt, ai shënoi golin e parë për ekipin në ndeshjen e raundit të 16-tave të Coupe de France, duke i dhënë Girondins avantazhin e përkohëshëm 3–2 në humbjen 3–4 në kohën shtesë ndaj Nantes.[12] Atij ju desh të priste 30 prillin për të dhënë asistin e parë, i cili ishte për Cheick Diabaté, në një fitore 4–2 në Troyes, kurse një javë më vonë, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes kundër Lorient.[13]

Më 27 shtator 2017, Malcom firmosi një kontratë të re me klubin që do të zgjaste deri në qershor 2021.[14] Sezoni i tij i fundit me klubin ishte më i suksesshëm në aspektin personal; ai shënoi 12 gola në kampionat. Golat e parë erdhën më 19 gusht në barazimin 3–3 kundër Lyon, përfshirë edhe golin e barazimit në kohën shtesë me një gjuajtje nga distanca.[15]

Pas disa performancave pozitive ai u bë shpejt një nga lojtarët e preferuar të tifozëve,[16] dhe në tre sezone në klub shënoi 23 gola në 96 ndeshje në të gjitha kompedicionet.[17] Goli i tij nga distanca kundër Dijon më 1 dhjetor 2017 fitoi çmimin "Goli i Sezonit" nga Trophées UNFP du football.[18]

Barcelona

Më 24 korrik 2018, klubi spanjoll Barcelona lajmëroi transferimin e Malcom në një marrëveshje pesë-vjeçare për një shumë të raportuar prej 41 milion € plus 1 milion € bonuse.[19] Corinthians përfitoi 2.5% të shifrës.[20]

Para këtij transferimi Malcom ishte shumë pranë firmës me klubin italian Roma, tifozët e të cilit kishin dalë në aeroport për ta pritur.[21] Drejti sportiv Monchi deklaroi se klubi do të vepronte ligjërisht kundër Barcelonës.[22]

Për shkak të kufizimeve për lojtarët pa pasaporta të Bashkimit Evropian, Malcom u ja jashtë ekipit që fitoi trofeun e 2018 Supercopa de España.[23] Më 25 gusht, ai bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin në fitoren 1–0 kundër Real Valladolid në José Zorrilla, duke zëvëndësuar brazilianin tjetër Philippe Coutinho në gjashtë minutat e fundit të takimit.[24] Më 6 nëntor, Malcom shënoi golin e parë zyrtar me klubin në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër InteritUEFA Ligën e Kampioneve.[25]

Karriera ndërkombëtare

Karriera ndërkombëtare e Malcom nisi në vitin 2015 kur ai u thirr në kombëtaren U20 për të luajtur në Kampionatin U–20 të Amerikës së Jugut, ku ai shënoi një gol në gjashtë ndeshje me Seleçãon që e mbylli në vendin e katërt.

Më vonë po në atë vit, ai u thirr si zëvëndësuesi i Kenedy për të luajtur në Kupën e Botës U20 në Zelandën e Re.[26] Malcom luajti në pesë ndeshje, përfshirë edhe finalen, të cilën Brazili e humbi kundër Serbisë.[2]

Në shtator 2018, Malcom u thirr për herë të parë në ekipin e të rriturve nga trajneri Tite për ndeshjet miqësore kundër Arabisë Saudite dhe Argjentinës.[27]

Jeta personale

Malcom i është vënë emri prej aktivistit afrikano amerikan Malcolm X nga babai i tij.[4]

Në korrik 2015, autoritetet vendore të Sao Paulos zbuluan një skemë mashtrimi që zbulonte se Malcom kishte marrë lejen e qarkullimit – e cila zakonisht do rreth tre muaj praktikë – njëzetë ditë para ditëlindjes së tij të 18të.[28]

Malcom ka marrë kritika nga mediat për sjellen e tij tek Bordeaux: në shtator 2017, ai doli një foto me lojtarin kundërshtar Neymar pas një humbje të rëndë ndaj Paris Saint-Germain,[4] dhe tre muaj më pas ai dhe shokët e tij të skuadrës nga i njëjti vend filmuan një video argëtimi jashtë stadiumit pas një humbje.[29]

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 2 dhjetor 2018

Appearances and goals by club, season and competition
KlubiSezoniLigaKupa[a]Kupa e ligës[b]KontinentiTjetërGjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Corinthians2014[2]Série A20230001[c]0242
2015[2]Série A315203[d]010[c]3468
Gjithsej51750301137010
Bordeaux2015–16[2]Ligue 1121110000132
2016–17[2]Ligue 13774240459
2017–18[2]Ligue 1351210002[e]03812
Gjithsej84206340209623
Barcelona2018–19La Liga5010210081
Gjithsej karriera14027123407111317434

Trofe

Klube

Corinthians[30]

  • Campeonato Brasileiro Série A: 2015

Kombëtarja

Brazil U20

  • FIFA U–20 Kupa e Botës ndjekës: 2015[31]

Personale

  • Ligue 1 Goli i Vitit: 2017–18[18]

Referime

Lidhje të jashtme