Luani barbar

Luani berber, i njohur edhe si luani i Atllasit, është një popullatë e Panthera leo leo, dikur vendas i Afrikës Veriore, duke përfshirë malet e Atllasit, që konsiderohet i zhdukur në natyrë.[2] Alfred Pis iu referua luanit berber si luani i Afrikës Veriore dhe llogariti se popullata është zvogëluar që nga mesi i shekullit të XIX, pas futjes në përdorim të armëve të zjarrit dhe shpërblimeve për gjuajtjen e tyre. Gjuajtja e fundit e regjistruar e një luani berber u bë në Marok në vitin 1942. Grupe të vogla të luanëve berberë mund të kenë mbijetuar në Algjeri deri në fillim të viteve 1960-të dhe në Marok deri në mesin e viteve 1960.[3]

Luani berber
Një mashkull i fotografuar në Algjeri nga Alfred Edward Pease, 1893.[1]
Luanesha dhe këlyshët e saj
Klasifikimi shkencor e
Mbretëria:Animalia
Filumi:Chordata
Klasa:Mammalia
Rendi:Carnivora
Nënrendi:Feliformia
Familja:Felidae
Nënfamija:Pantherinae
Gjinia:Panthera
Lloji:
Nënlloji:
P. l. leo
Emri trinomial
Panthera leo leo
(Linnaeus, 1758)
Sinonimet
  • P. l. africana (Brehm, 1829)
  • P. l. nubica (de Blainville, 1843),
  • P. l. somaliensis (Noack, 1891)

Një luan nga Konstantini, Algjeri, u konsiderua si ekzemplar i llojit Felis leo, i përdorur nga Lineu në vitin 1758.[4][5] Luani berber u përshkrua të parën herë nga zoologu austriak Johann Nepomuk Meyer nën trinomenin Felis leo barbaricus, duke u bazuar në një ekzemplar nga Bregu berber.[6]

Shiko dhe

Referime

Lidhje të jashtme