Lola Pagnani


Anna Lola Pagnani Stavros e njohur si Lola Pagnani lindi më 3 prill të vitit 1972, në Romë, Itali) është aktore italiane.

Lola Pagnani
U lind në (1972-04-03) 3 prill 1972 (52 vjeç)
KombësiaItaliane
Gjatësia1.72 m (5 ft 8 in)
Faqja në rrjetlolapagnani.com

Biografia

Anna Lola Pagnani Stavros lindi në Romë të Italisë (3 prill, 1972), është e bija e shkrimtarit dhe skenaristit Enzo Pagnani. Në moshën 17 vjeçare diplomoi në drejtimin e vallzimit bashkëkohorë në Paris dhe ishte vallëzuesja e parë e kompanisë Momix për turneun botërorë. Me sukses bashkëpunoi në realizimin e kinematografisë në Circe du Soleil në Montréal. Ishte vallëzuesja e parë në Shtëpinë e Operës në Mynih me regji nga Lina Wertmuller dhe udhëheqje nga Giuseppe Sinopoli. Pastaj diplomoi në degën e vallëzimit bashkëkohorë në Alvin Ailey American Dance Theater në Nju Jork, më vonë studjoi aktrimin në HB Studios, gjithashtu në Nju Jork.

Pas këtyre studimeve ktheu në Itali filloi bashkëpunimin me kinematë dhe teatrot e njohura italiane si Ettore Scola, Giulio Base e Lina Wertmuller. Gjithashtu luajti edhe për Spike Lee, John Turturro e Abel Ferrara. Ajo gjithashtu për dy vite ishte pjesë edhe e Maurizio Costanzo Shou[nevojitet citimi]. U ftua për bashkëpunim edhe nga Enrico Montesano, Marco Columbro, Barbara De Rossi, Blas Roca Rey, Enrico Brignano, Nino Manfredi, Vittorio Gassman dhe Shelley Winters, i cili e mori nën mbykqyrje për studim në Los Angeles në studion e aktorëve ku studioi sëbashku me Teddey Sherman.

Punoi në Rai International në disa programe në New York dhe ishte udhëheqëse e emisionit PoP Italia.

Së fundi vendosi të realizonte një dokumentarë me producentin dhe regjisorin amerikan Melissa Balin, e inspiruar nga fakti personal si viktimë e komplotit camorra. Projekti u emërua Women Seeking Justice (lexo: Vomën Siiking Xhastës, sq.: Gruaja Kërkon Drejtësi) dhe do të përfshijë ngjarje të padrejtësive nga e gjithë bota.

Flet rrjedhshëm italishten, frëngjishten, spanjishten dhe anglishten.

Filmografia

Kinemà

  • Trafitti da un raggio di sole (1995) - "Fabiola"
  • Polvere di Napoli (1996) - "Rosita"
  • Ninfa plebea (1996) - "Lucia"
  • Ferdinando e Carolina (1999) - "Sara Goudar"
  • La bomba (1999) - "Daisy"
  • Il pranzo della domenica (2002)
  • Gente di Roma (2003)
  • Women Seeking Justice (2007)

Televizion

  • Pazza famiglia (1995)
  • Commissario Raimondi (1998) - "Esmeralda"
  • Anni 50 (1998)
  • La squadra (2000)
  • Un posto al sole (2001) - "Roberta Cantone"
  • Francesca e Nunziata (2001)
  • Un ciclone in famiglia 2 (2005)
  • Carabinieri 5 (2005)
  • Capri (2006) - "Maria Rosaria"
  • Donne sbagliate (2006)

Teatër


Lidhje të jashtme

Lola Pagnani tek IMDb