Nikolla Leonik Tomeu

(Përcjellë nga Leonik Tomeu)

Nikolla Leonik Tomeu ose Nicholas Leonicus Thomaeusis (Niccolò Leonico Tomeo; 1456–1531)[1] ishte një studiues dhe profesor venecian i filozofisë në Universitetin e Padovës. Ai ishte një nga profesorët e parë me prejardhje shqiptare, që jepte mësim filozofinë e Aristotelit në Padovë.[2][3]

Nicholas Leonicus Thomæus, profesor i Padovës.

Biografi

Tomeu ka lindur në Venecia, Itali më 1 shkurt 1456 në një familje shqiptare nga Durrësi.[4][5][6][7] Derisa në Firence, ai ka studiuar filozofi dhe letërsi nën tutelën e Dhimitër Kalkondilit.[4][7] Në 1497, Universiteti i Padovës emëroj Tomeun si pedagogun e vet të parë zyrtar në tekstin grek të Aristotelit.[3][5][7] Në 1504, ai u zgjodh për të pasuar Gjergj Vallë-n si kryetar i shqiptarëve në Venecia, por për shkak se Tomeu nuk arriti të marrë postin seriozisht, ai u pasua në 1512 nga Mark Musuri.[7] Në 1524, Tomeu botoi një koleksion të dialogjeve filozofike në Latine, e para e cila ishte titulluar "Trophonius, sive, De divinatione".[5] Ai ishte i admiruar nga dijetarë të tillë si Desiderius Erasmus për aftësitë e tij filologjike.[6] Kur Universiteti i Padovës u rihap pas luftërave të Lidhjes së Cambrai, Tomeu dha mësim në universitet deri në vdekjen e tij më 28 mars 1531.[7]

Veprat

  • Aristotelis Parva quae vocant Naturalia, Bernardino Vitali, Venice 1523.
  • Trophonius, sive, De divinatione, 1524.
  • Bembo sive de immortalitate animae, 1524.
  • Opuscula. Ex Venetiis, Bernardino Vitali, Venice 1525.
  • Conversio in Latinum atque explanatio primi libri Aristotelis de partibus animalium… nunc primum ex authoris archetypo in lucem aeditus. G. Farri, Venice 1540.

Shih edhe

Referime

Literatura

Lexime shtesë

  • De Bellis, Daniela (1975). "Niccolò Leonico Tomeo interprete di Aristotele naturalista". Physis: Rivista internazionale di storia della scienza (në italisht). 17 (1–2): 71–93.
  • De Bellis, Daniela (1980). "La vita e l'ambiente di Niccolo Leonico Tomeo". Quaderni per la storia dell'Universita di Padova (në italisht). 13: 37–75.
  • De Bellis, Daniela (1981). "I veicoli dell'anima nell'analisi di Niccolo Leonico Tomeo". Annali dell'Istituto di filosofia, Universita di Firenze (në italisht). 3: 1–21.
  • Serena, A. (1903). "Niccolò Leonico Tomeo". Appunti Letterari (në italisht). Rome: 5–32.
  • Iljaz Gogaj,(1998). "Padova e il suo territorio anno XIII - rivista di storia arte cultura " (në italisht).74: 11-13