Leif Eriksoni

Leif Erikson (970? – 1020?) eksplorues nordik, i biri i Erikut të Kuq.[1]

Momente biografike

Leif Eriksoni nga disa konsiderohet si njeriu i parë i cili shkeli tokën e Amerikës dhe që e zbuloi ate madje disa shekuj përpara se këtë ta bënte Kristofor Kolombi. Sipas legjendave nordike, Leif Eriksoni, rreth vitit 1000, themeloi një vendbanim të ri në Amerikën Veriore (Kanadë) i cili në burime historike njihet me emrin Vinland dhe i identifikuar nga hulumtuesit bashkëkohor si L'Anse aux Meadows. Te popujt nordikë ekziston një legjendë e cila flet për Leif Eriksonin.[2]

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime