Primera División ose Liga e parë profesionale spanjolle, e cila njihet edhe si La Liga ose Liga Santander. Në të garojnë 20 ekipe, ku tre ekipe të fundit transferohen në Segunda Division dhe zëvendësohen me tre ekipe të para të Segunda Division. La Liga është një nga ligat më kuallitet më të lartë të futbollit në botë. Ajo ka qenë e renditur si liga më e mirë evropiane, pas ligës italiane Seria A.
Katër ekipet e par marrin pjesë në UEFA Champions League: tre hynë direkt ne fazën me grupe, i katërti luan Playoff-in. I pesti dhe i gjashti bashkë me fituesin e Copa del Rey(kupa e mbretit) kualifikohen për në Uefa Europa League. Nëqoftëse fituesi i kupës del në gjashtë vëndet e para ne kampionat, në Europa League hyn vendi i shtatë. Tre ekipet e fundit zbresin në Segunda Division.
Në vijim janë lojtarët fitues të çmimit më prestigjoz siç është ai i FIFA World Player of the Year , lojtarë të të klubeve të La Liga.Në vitin 2006 ishin të nominuar tre lojtarë të La Liga-s : Fabio Cannavaro fituesi , Zinedin Zidane vendi i dytë dhe Ronaldinho i treti.Fitusit e çmimit në gjashtë vitet e fundit , me përjashtim vitin 2007 (Kaká) , 2008 (Kristian Ronaldo), ka qën i fituar nga lojtarë të klubeve të La Liga-s.Por kemi një dominim të lojtarëve brazilian në klubet e La Ligas.Kurse në vitet 2009-2016 është (Lionel Andres Messi)