Léon Heuzey
historian francez
Léon Heuzey (shq. Leon Hezej) (1831-1922) arkeolog francez që vizitoi Shqipërinë më 1861 për të studiuar terrenin ilir e maqedon, të përshkuar nga Çezari në luftë me Pompein. [1]
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/d8/L%C3%A9onHeuzey.jpg/220px-L%C3%A9onHeuzey.jpg)
Zbuloi i pari gërmadhat e Orikut dhe planimetrinë e parë të mureve rrethuese të Apolonisë. Kopjoi të gjitha mbishkrimet greke, latine e bizantine që ndeshi në këtë udhëtim dhe paraqiti në vizatime një tok pjesësh arkitektonike e skulpturash nga Pojani e Durrësi.
Monumentet më me vlerë historike e artistike, ndër to mbishkrimin e fshatit Arapaj që bën fjalë për ujësjellësin e Dyrrahut (shek.II) i nisi për në muzeun e Luvrit. [2]
Vepra
- Le mont Olympe et l'Acarnanie, exploration de ces deux régions avec l'étude de leurs antiquités, de leurs populations anciennes et modernes, de leur géographie et de leur histoire, Paris, Firmin Didot, 1860
- Honoré Daumet et Léon Heuzey, Mission archéologique de Macédoine (Misioni arkeologjik në Maqedoni), Paris, Librairie Firmin Didot, 1876
- Histoire du costume dans l'antiquité classique, 1876
- Les opérations militaires de Jules César : étudiées sur le terrain par la mission de Macédoine (Veprimet ushtarake të Jul Çezarit:studimenë terren për misionin në Maqedoni), 1886
- Excursions dans la Thessalie turque en 1858, Paris, Les Belles-Lettres, 1927
Shih edhe
Referimet
🔥 Top keywords: Faqja kryesoreUEFA Kampionati Evropian i FutbollitSpeciale:KërkoKombëtarja spanjolle e futbollitFituesit e Kampionatit Botëror në FutbollKombëtarja angleze e futbollitDita e AshuresKampionati Botëror i FutbollitSpanjaLumi i ShalësShqipëriaTuneli i LlogarasëLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësLiqeni i UjmanitVideosexFutbolliEmrat e bukur të AllahutDonald TrumpUEFA Euro 2024Shtetet e Bashkuara të AmerikësUEFA Euro 2020KosovaSkënderbeuKombëtarja italiane e futbollitHistoria e kombëtares spanjolle të futbollitVrasja e Xhon F. KenediLufta e Dytë BotëroreAlfabeti shqipIsmail KadareCopa AméricaLista e shteteve të EvropësGjermaniaLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeTermometriNik XhelilajWikipedia:Forumi i GrisjesQytetet e ShqipërisëWikipedia diskutim:Forumi i GrisjesNamazi i Sabahut