Kombëtarja shqiptare e futbollit

skuadra kombëtare e futbollit e meshkujve që përfaqëson Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit është ekipi kombëtar i futbollitShqipërisë dhe kontrollohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, ajo është krijuar që nga viti 1932.[5]

Shqipëria
Shirt badge/Association crest
ShoqataFederata Shqiptare e Futbollit (FSHF)
KonfederataUEFA (Evropë)
TrajneriSylvinho
KapiteniBerat Gjimshiti
Më shumë ndeshjeLorik Cana (93)
Më shumë golaErjon Bogdani (18)
StadiumiAir Albania
Kodi I FIFAsALB
E para ngjyrë
E dyta ngjyrë
E treta ngjyrë
Rënditja e FIFAs
Aktual 65 Steady (20 July 2023)[1]
Më i lartë22 (Gusht 2015[2])
Më i ulët124 (Gusht 1997[3])
E para ndërkombëtare
 Shqipëria 2–3 Jugosllavia 
(Tiranë, Shqipëri; 7 Tetor 1946)
Fitorja më e madhe
 Shqipëria 5–0 Vietnami 
(Bastia Umbra, Itali; 12 Shkurt 2003)
 Shqipëria 6–1 Qiproja 
(Tiranë, Shqipëri; 12 Gusht 2009)
 Shqipëria 5–0 San Marino 
(Elbasan, Shqipëri; 8 Shtator 2021)
Humbja më e madhe
 Hungaria 12–0 Shqipëria 
(Budapest, Hungari; 24 Shtator 1950)
Kampionati Evropian i Futbollit
Paraqitjet1 (E para në 2016)
Rezultati më i mirëFaza e grupeve (2016)
Medal record

Edhe pse asnjëherë nuk ka luajtur asnjë ndeshje, ekipi shqiptar i futbollit kombëtar ka ekzistuar para se të krijohej FSHF. Kjo gjë dëshmohet nga regjistrimi i kombëtares në Kupën Ballkanike të 1929–31 (edhe pse Shqipëria u tërhoq nga kompeticioni përpara se të fillonte). FSHF-ja u krijua më 30 qershor 1930 dhe Shqipëria priti 16 vite për të luajtur ndeshjen e parë ndërkombëtare, duke debutuar kundër Jugosllavisë në 1946. Në 1932, Shqipëria u bashkua me FIFA-n (gjatë kongresit në 12 qershor — 16 qershor) dhe në 1954, ajo ishte një nga anëtarët krijues të UEFA-s. Në vitin 2016 për herë të dyt në histori skuadra shqiptare do të luaj në evropian.

Historia

Shekulli XX

Edhe pse nuk kishte luajtur kurrë asnjë ndeshje, kombëtarja shqiptare kishte ekzistuar edhe para krijimit të Federatës Shqiptare të Futbollit më 6 qershor 1930. Shqipëria u bë pjesë e FIFA-s gjatë një kongresi të mbajtur ndërmjet datave 12-16 qershor. Ekipi zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare kundër Jugosllavisë në vitin 1946, të cilën e humbi me rezultatin 3–2 në Stadiumin Kombëtar Qemal Stafa.[6] Po në atë vit, Shqipëria gjithashtu mori pjesë për herë të parë në Kupën e Ballkanit; ekipi doli triumfues, duke fituar trofeun pasi mposhti në finale Rumaninë me rezultatin 1–0.[7] Në vitin 1954, Shqipëria ishte një nga anëtaret që themeloi UEFA-n. Ata pritën deri në vitin 1962 për të garuar në kompeticionin e Kampionatit Evropian; atje, ata kaluan raundin paraelemintor me rezultat në tavolinë pasi Greqia.[8] Pas kësaj, ata u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 4–1 nga Danimarka ne raudin e 16-tave. Kjo ishte hera e parë që Shqipëria ishte mes 16 ekipeve më të mira të kontinentit.[9]

Shqipëria më pas mori pjesë për herë të parë në fazën kualifikuese të një Kupe Bote në kualifikueset e Kupës së Botës 1966. Shqipëria ishte vendosur në grupin 5; edhe pse nën udhëheqjen e Panajot Panos (i cilësuar si lojtari më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave), ekipi e mbylli në vendin e fundit me vetëm një pikë. Në kualifikueset e Euro 1968, Shqipëria barazoi 0–0 me Gjermaninë Perëndimore, duke i mohuar këtyrë të fundit kualifikimin në turnament.[10][11] Në vitet e mëvonëshme, Shqipëria nuk mori pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës 1970, UEFA Euro 1972, UEFA Euro 1976, Kupës së Botës 1978 dhe UEFA Euro 1980 për arsye të paditura politike. Pas gjashtë vitesh pa luajtur asnjë ndeshje, Shqipëria hyri në kualifikueset e Kupës së Botës 1982, duke e mbyllur grupin e saj në vendin e parafundit para Finlandës; kjo ishte hera e parë që Shqipëria nuk e mbyllte grupin në vendin e fundit. Fushata e kualifikueseve të Kupës së Botës 1990 ishte me shumë mundësi më e keqja në historinë e Shqipërisë, e cila e mbylli në vendin e fundit duke i humbur të gjitha ndeshjet.

Shekulli 21të

Në kualifikueset e Kupës së Botës 2002, Shqipëria regjistroi një fitore 2–0 kundër Greqisë, e cila ishte ekipi i vetëm që u mposht nga Kuqezinjtë. Shqipëria dhuroi disa paraqitje pozitive në kualifikueset e UEFA Euro 2004, duke mposhtur Rusinë 3–1 në Stadiumin Loro Boriçi.[12][13] Kjo ishte ndeshja e parë si trajner i kombëtar për Hans-Peter Briegel, i cili e bëri Shqipërinë të pamposhtur në shtëpi për disa ndeshje. Pavarësisht disa rezultateve pozitive, Shqipëria e mbylli grupin në vendin e parafundit me tetë pikë. Në kualifikueset e Kupës së Botës 2006, Shqipëria arriti disa rezultate historike; dy muaj pasi Greqia mposhti Portugalinë për të fituar Kampionatin Evropian, Shqipëria mposhti Greqinë 2–1 në Stadiumin Qemal Stafa.[14]

kualifikueset e UEFA Euro 2008, Shqipëria i fitoi të dy ndeshjet kundër Luksemburgut. Ekipi gjithashtu arriti një barazim 2–2 kundër Bjellorusisë dhe një barazim pa gola në transfertë ndaj Bullgarisë. Fushata kualifikuese e Shqipërisë u mbyll me humbjen turpëruese 6–1 në Bukuresht ndaj Rumanisë, duke sjellur dorëheqjen e trajnerit Otto Barić dhe ndihmësit të tij.[15] Më 26 dhjetor 2007, Arie Haan u zyrtarizua si trajneri i ri i kombëtares në një marrëveshje dy-vjeçare për fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2010.[16] Shqipëria zhgënjeu në grupin e saj, duke fituar vetëm shtatë pikë në dhjetë ndeshje; kjo solli largimin e Hann në maj 2009 menjëherë pas përfundimit të fushatës, duke u zëvëndësuar nga Josip Kuže.[17][18] Megjithatë, as kroati nuk mundi t'i përmirsonte rezultatet e Shqipërisë, e cila e mbylli kualifikueset e UEFA Euro 2012 me nëntë pikë në dhjetë ndeshje. Me Kužen në krye, Shqipëria regjistroi fitoren më të thellë në historinë e sajë, duke mposhtur Qipron me rezultatin 6–1;[19] kjo fitore parakaloi atë 5–0 ndaj Vietnamit në vitin 2003.[20]

Kuže u largua nga Shqipëria pas tre vitesh e gjysëm dhe në dhjetor 2011, ai u zëvëndësua nga italiani Gianni de Biasi.[21] Shqipëria i nisi kualifikueset e Kupës së Botës 2014 mirë, dhe ishte, në një pikë, kandidat për t'u kualifikuar, por në fund dështoi, duke humbur ndeshjet në transfertë ndaj Sllovenisë dhe Islandës, në shtëpi ndaj Zvicrës si dhe duke barazuar me Qipron.[22] Shqipëria e nisi fazën kualifikuese të Euro 2016 me një fitore historike 1–0 në transfertë ndaj Portugalisë,[23] e cila u pasua me një barazim 1–1 kundër DanimarkësElbasan Arenën e saporinovuar.[24] Pasi mposhti Armeninë 3–0 në ndeshjen e fundit kualifikuese, Shqipëria bëri historinë duke u kualifikuar në UEFA Euro 2016, turnamenti i tyre i parë madhor në histori.[25] Në turnament, Shqipëria humbi ndeshjen e parë ndaj Zvicrës 0–1 dhe të dytën ndaj vendit organizator Francës 0–2. Në ndeshjen e tretë, ata mposhtën Rumaninë 1–0 (fitorja e parë ndaj tyre që nga viti 1947) për ta mbyllur grupin A në vendin e tretë me tre pikë; Shqipëria nuk u kualifikua dot në fazën me eliminim direkt pasi ishte ekipi më i dobët i vendeve të treta.[26]

Identiteti

Pseudonimet

Shqipëria ka pasur disa pseudonime përgjatë historisë, ku më të dalluarat janë "Kuq e Zinjtë" dhe "Shqiponjat". Ekipi kombëtar njihet edhe me pseudonimin "Kosova B" nga tifozët. Në vitin 2016, Kosova dhe Shqipëria filluan të shkëmbenin lojtarë pasi Kosova mori lejen për të garuar në kompeticione zyrtare, duke bërë që tifozët t'i quanin këto dy ekipe si ekipet rezervë të njëri-tjetrës.[27]

Uniforma

Uniforma tradicione e Shqipërisë eshtë një fanellë e kuqetë shkurtra të zeza dhe çorape të kuqe. Uniforma e dyta është zakonisht e bardhë me prerje të kuqe ose të zezë. Në vitet 2000' Shqipëria firmosi me kompaninë gjermane të veshjeve sportive Puma, e cila u bë prodhuesi i parë i uniformave të Shqipërisë në shekullin e 21të. Më 29 janar 2016, ekipi kombëtar firmosi një marrëveshje me kompaninë italiane Macron, e cila aktualisht vazhdon të prodhojë uniformat e ekipit.[28]

Prodhuesit e uniformës

ProdhuesiPeriudhaKontrata
NjoftimiKohëzgjatja
Adidas1981–1992
Umbro1992–1993
Uhlsport1994–1995
Puma1996–2005
Nike, Inc.2005–2010
Adidas2010–2016
Macron2016–vazhdon26 janar 2016[28]2016–2022[28]
9 qershor 2022[29]2022–2027[29]

Stadiumi

Arena Kombëtare në ndërtim e sipër, 2019

Shtëpia kryesore e ekipit kombëtar për pjesën më të madhe të historisë ka qënë Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa"Tiranë. Stadiumi filloi të ndërtohej në prill 1939 gjatë kohës që vendi ishte nën pushtimin e italianëve. Ndërtimi zgjati për tre vite por u ndërpre për një kohë të shkurtër në gusht 1943 pas rënjes së regjimit fashist.[30] Stadiumi kishte formë olimpike dhe ishte me pistë atletike, e projektuar nga Gherardo Bosio, një arkitekt i ri nga Firence.[31] Fillimisht stadiumi kishte një kapacitet prej 15,000 ulësesh, kjo për shkak se Tirana në atë kohë kishte vetëm 60,000 banorë.[31] Stadiumi u emërua në nder të Qemal Stafës, një hero i vendit në Luftën e Dytë Botërore.[32] Stadiumi u përurua zyrtarisht më 7 tetor 1946 kur Shqipëria luajti ndeshjen e parë kompetitive kundër Jusgosllavisë.[33] Që nga ajo kohë, në stadium u luajtën edhe 130 ndeshje të tjera të kombëtares; ndeshja u fundit u luajt në nëntor 2015 kundër Gjeorgjisë.[34] Në vitin 2005, Cecilia de Marco dhe Elisabetta Lorusso, dy studente të reja italiane, e quajtën stadiumin si "një nga simbolet më të forta të ndikimit italian në Shqipëri".[30] Në nëntor 2013, FIFA mbylli stadiumin pasi nuk plotësonte kushtet minimale për zhvillimin e një ndeshjeje ndërkombëtare.[35] Shëmbja e stadiumit nisi në qershor 2016 dhe qeveria njoftoi se do të zëvëndësohej nga Arena Kombëtare.[36]

Shqipëria ka luajtur ndeshje edhe në stadiume të tjera në disa raste. Jashtë Tiranës, ekipi kombëtar ka luajtur në Stadiumin FlamurtariVlorë,[37] Stadiumin TomoriBerat,[38] Stadiumin Niko DovanaDurrës,[39] Stadiumin Loro BoriçiShkodër[40] dhe Elbasan ArenënElbasan.[41] Në shkurt 2014, për shkak se Shqipëria nuk kishte asnjë stadium në vend që plotësonte kushtet e FIFAs për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare, qeveria njoftoi fillimin e punimeve për rinovimin e Elbasan Arenës (në atë kohë e njohur me emrin "Rruzhdi Bizhuta").[42] Puna zgjati për shtatë muaj dhe stadiumi i ri u përurua më 9 tetor me një ndeshje midis ekipit nën-19 të KF Elbasanit dhe ekipit kombëtar, e cila fitoi me rezultatin 17–0.[43] Përurimi zyrtar erdhi dy ditë më pas në ndeshjen ndaj Danimarkës e vlefshme për kualifikueset e Euro 2016.[44]

Ndeshja e parë ndërkombëtare e luajtur në "Loro Boriçi" ishte ajo kundër Rusisë më 29 mars 2003, të cilën Shqipëria e fitoi 3–1.[13] Në tetor 2014, kryeministri Edi Rama premtoi se stadiumi do të rinovohej.[45] Punimet nisën në maj 2015 dhe përfunduan në gusht 2016.[46] Në vitet 2016–17, stadiumi shërbeu si shtëpia e përkohëshme e përfaqësueses së Kosovës për shkak se stadiumet në Mitrovicë dhe Prishtinë ishin në rinovim e sipër dhe nuk i plotësonin kriteret e UEFAs.[47]

Stadiumet e kombëtares shqiptare të futbollit
Nr. I
ndeshjeve
FotoStadiumiKapacitetiVendndodhjaNdeshja e parëNdeshja e funditRef
131 Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa"25,000Tiranëv.  Jugosllavia, 7 tetor 1946v.  Gjeorgjia, 16 nëntor 2015[33]
18 Elbasan Arena13,800Elbasanv.  Danimarka, 11 tetor 2014v.  San Marino, 8 shtator 2021[41]
16 Arena Kombëtare22,500Tiranëv.  Franca, 17 nëntor 2019v.  Polonia, 11 shtator 2023[48]
9 Stadiumi "Loro Boriçi"20,200Shkodër, Albaniav.  Rusia, 29 mars 2003v.  Turqia, 22 mars 2019[40]
6 Stadiumi "Niko Dovana"12,040Durrësv.  Uzbekistani, 11 gusht 2010v.  Malta, 5 mars 2014[39]
2 Nuevo Estadio de Los Cármenes19,336Granada, Spanjëv.  Ukraina, 29 mars 1997v.  Gjermania, 2 prill 1997[38]
1 Stadiumi "Skënderbeu"12,343Korçëv.  Maqedonia e Veriut, 17 nëntor 2010[37]
1 Stadiumi Tomori17,890Beratv. Kuba, 6 gusht 1988[38]
1 Stadiumi Flamurtari10,500Vlorëv.  Rumania, 28 tetor 1987[37]

Tifozët

Një koreografi e Tifozave Kuq e Zi në Elbasan Arena në ndeshjen kundër Danimarkës në tetor 2014.

Tifozat Kuq e Zi është një shoqatë jofitimprurëse e tifozëve të kombëtares shqiptare të futbollit dhe aktiviteve të ndryshme sportive të ekipit kombëtar.[49][50] Grupi u krijua më 25 dhjetor 2003.[49] Në bashkëpunim me FSHF-në, grupi organizon udhëtime për tifozët për ndeshjet në transfertë të ekipit kombëtar si dhe prodhon dhe shet mallra për të mbështetur veten dhe financuar projekte të lidhura me sportin.

"Tifozat Kuq e Zi" qëndron i palëkundur në pikëpamjen politike se shqiptarët duhet të kenë vetëm një kombëtare dhe të kenë aspirata të vazhdueshme për t'u bashkuar në një shtet (Një Komb, Një Kombëtare), pra bashkimi i Shqipërisë, Kosovës, etj.[51][52] Në këtë kuptim, TKZ-së i bashkohen grupe të ndryshme tifozësh nëpër trevat shqipfolëse, kryesisht në Kosovë (Shqiponjat e Pejës, Kuqezinjet e Jakovës së Gjakovës, Plisat e Prishtinës, Torcida e Mitrovicës, etj.), Maqedoni (Ballistët e Tetovës, Ilirët e Kumanovës, Shvercerat e Shkupit, etj.) dhe vetë në Shqipëri (Ultras Guerrils të Partizanit, Tirona Fanatics të KF Tiranës, Ultras Vllaznit të Vllaznisë, Ujqërit e Deborës të Skënderbeut, Shqiponjat e KF Besës) si dhe grupime të ndryshme më të vogla.[49]

Ekzistojnë binjakëzime sportive midis disa ekipesh futbolli amatore të komuniteteve historike shqiptare të Italisë (Arbëreshë): në vitin 2017, me rastin e ndeshjes Itali – Shqipëri e luajtur në Palermo (Siçili, Itali) për kualifikueset e Kupës së Botës 2018, ekipi vendas dhe Bashkia Piana degli Albanesi mirëpriti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, delegacionin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe tifozë të shumtë shqiptarë të ardhur nga Ballkani, në një binjakëzim vëllazëror dhe sportiv Arbëreshë-Shqiptarë.[53]

Shqiptarët dhe ArbëreshëtPalermo (Siçili), për ndeshjen Itali-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2018, 24 mars 2017.

Mosmarrëveshja e vazhdueshme midis Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Federatës Shqiptare të Futbollit është parë si një ndërhyrje politike nga FIFA dhe UEFA, e cila çoi në ndalimin e Shqipërisë nga aktivitetet sportive ndërkombëtare. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është shumë i padëshiruar nga TKZ-ja,[54][55] të cilët kanë kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e tij duke besuar se ai është përgjegjës për korrupsionin e brendshëm në Federatën Shqiptare të Futbollit.[56][57]

Tifozat Kuq e Zi kanë marrë komplimenta nga shumë lojtarë dhe trajnerë të huaj. Ish trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, u befasua nga numri i shqiptarëve që u shfaqën në stadium në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2014 midis dy ekipeve të luajtur në Lucernë.[58] Plot 12,000 shqiptarë ishin në stadium në atë ndeshje, më shumë se tifozët zviceran, gjë që bëri që Hitzfeld t'i etiketonte si "tifozat më pasionant dhe më të mirë në botë."[58] Gjatë asaj fushate kualifikuese, TKZ ishin prezent në numra të mëdhenjë në ndeshjet në transfertë kundër Sllovenisë dhe Norvegjisë,[59][60][61] duke munguar vetëm ndeshjen ndaj QiprosNikosia.

Rivalët

Shqiperia ka disa rivalitete ku më kryesorja dhe intesivja është ajo kundër Serbisë, kjo për shkak të tensioneve politike dhe gjeografike midis dy vendeve. Ky rivalitet është përshkruar nga media e huaj si "një rivalitetet më të ashpëra në botë".[62][63] Gjatë ndeshjes së luajtur në Beograd për kualifikueset e UEFA Euro 2016, tifozët serbë brohoritën në kor "vritini shqiptarët" dhe hodhën flakadanë dhe sende të tjera në fushë,[64] si dhe pati edhe një përplasje midis dy ekipeve. Presidenti i asaj kohe i FIFAs, Sepp Blatter, fajsoi UEFAn për incidentet që ndodhën në atë ndeshje duke deklaruar se të dy ekipet nuk duhet të ishin vendosur sëbashku në një grup.[65]

Një tjetër rivalitet madhor dhe i ashpër është me shtetin tjetër fqijn Greqinë,[66] edhe kjo për arsyeje politike dhe gjeografike. Rivaliteti arriti majën në vitin 2004 dhe 2005, kur ekipet u ndeshën dy herë në kualifikueset e Kupës së Botës 2006. Më 4 shtator 2004, Shqipëria arriti një fitore historike 2–1 në "Qemal Stafa" ndaj grekëve, të cilët luanin ndeshjen e parë pas fitimit të UEFA Euro 2004.[67] Gramoz Palushi, një i ri shqiptar në Greqi, u sulmua me thikë dhe më pas u vra nga një grek pasi po festonte fitoren e ekipit kombëtar.[68][69] Kjo ngjarje rriti tensionet midis dy shteteve dhe shkaktoi reagime të shumta ndërkombëtare dhe protesta.[70][71]

Shqipëria ka një rivalitet miqësor me Kosovën. Ndeshja midis dy ekipeve cilësohet nga mediat vendase si Vllazërorja.[72][73] Ndeshja e parë midis tyre daton që në kohën e Luftës së Dytë Botërore, saktësisht më 29 nëntor 1942, me rastin e 30të vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Miqësorja e luajtur në Tiranë u mbyll 2–0 për Kuqezinjtë.[74][75][76] Pesëdhjetë vite pas ndeshjes së parë, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Kosovare e Futbollit firmosën një protokoll bashkëpunimi që u zyrtarizua më 14 shkurt me një ndeshje miqësore midis të dy ekipeve,[77] e cila u fitua nga Shqipëria me rezultatin 3–1.[78]

Shqipëria ka rivalitete të tjera me doza më të ulëta me ekipe si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Turqia, gjithashtu për arsye politike dhe gjeografike.[79][80]

Lista e rekordeve dhe statistikave

Ekipi kombëtar ka luajtur gjithsej 380 ndeshje që nga themelimi, duke fituar 104, barazuar 79 dhe humbur 197. Fitorja më e madhe në historinë e ekipit kombëtar është me rezultatin 6–1 kundër Qipros më 12 gusht 2009,[81] dhe 5–0 e arritur në dy raste: kundër Vietnamit më 12 shkurt 2003 dhe kundër San Marinos më 8 shtator 2021.[82] Më 24 shtator 1950, Shqipëria pësoi humbjen më të madhe në histori, duke u mposhtur 12–0 nga Hungaria.[83]

Më shumë ndeshje

Lorik Cana është lojtari me më shumë ndeshje i ekipit kombëtar, me 93. Ai ndiqet nga Elseid Hysaj dhe Altin Lala me 79 ndeshje secili kurse në vendin e tretë ndodhet portieri Etrit Berisha. Ramën Çepele është lojtari më i ri që luan një ndeshje me ekipin kombëtar; në moshën 17 vjeç, 7 muaj e 21 ditë, ai u aktivizua në ndeshjen miqësore kundër Kosovës më 11 nëntor 2020.[84] Portieri legjendar Foto Strakosha është lojtari më i vjetër që ka luajtur me kombëtaren, në moshën 39 vjeç, 10 muaj e 17 ditë; më 9 shkurt 2005, ai luajti 90 minuta të plota në ndeshjen kundër Ukrainës në kualifikueset e Kupës së Botës 2006.[85][86][87]

Elseid Hysaj është lojtari i dytë me më shumë ndeshje në historinë e ekipit kombëtar.
Rend.LojtariNdshGolaPeriudha
1Lorik Cana9312003–2016
2Elseid Hysaj7922013–vazhdon
Altin Lala7931998–2011
4Etrit Berisha7802012–vazhdon
5Klodian Duro7742001–2011
6Erjon Bogdani75181996–2013
Ervin Skela75132000–2011
8Ansi Agolli7332005–2017
Foto Strakosha7301990–2004
10Odise Roshi7152011–vazhdon

Më shumë gola

Erjon Bogdani është golashënuesi më i mirë i ekipit kombëtar me 18 gola të shënuar.[88] Në vitin 2011, ai theu rekordin e Alban Bushit, i cili numëron 14 gola.[89] Mesfushori Ervin Skela renditet në vendin e tretë me 13 gola.[90] Adrian Aliaj është mbrojtësi me më shumë gola i kombëtares me 6.[91] Armando Sadiku është lojtari i vetëm që ka shënuar gol për ekipin kombëtar në Kampionatin Evropian.[92][93] Më 20 gusht 2008, Jahmir Hyka regjistroi golin më të shpejtë në historinë e Shqipërisë duke shënuar në sekondën e 46të të ndeshjes miqësore kundër Lihtenshtajnit.[94] Më 12 nëntor 2015, Rey Manaj u bë lojtari më i shpejtë që shënon gol në debutim, duke i shënuar gol Kosovës 12 sekonda pasi hyri si zëvëndësues; ai gjithashtu u bë lojtari më i ri që shënon me kombëtaren, në moshën 18 vjeç, 8 muaj e 20 ditë.[95] Manaj theu rekordin e Edgar Çanit, i cili në shkurt 2012 shënoi në minutën e 3të në ndeshjen e tij të parë me kombëtaren.[96] Bogdani është lojtari më i vjetër që ka shënuar gol për Shqipërinë, në moshën 35 vjeç, 10 muaj e 23 ditë.[88]

Sokol Cikalleshi është lojtari aktiv me më shumë gola i ekipit kombëtar.
RendLojtariGolaNdshMesatarjaPeriudha
1Erjon Bogdani18750.241996–2013
2Alban Bushi14670.211995–2007
3Ervin Skela13750.172000–2011
4Armando Sadiku12390.312012–vazhdon
Sokol Cikalleshi12550.222014–vazhdon
6Hamdi Salihi11500.222006–2015
Altin Rraklli11630.171992–2005
8Sokol Kushta10310.321987–1996
Igli Tare10680.151997–2007
10Bekim Balaj8480.172012–2022
Adrian Aliaj8290.282002–2006

Lojtarët

Skuadra aktuale

Lojtarët e mëposhtëm janë thirrur për turnamentin e UEFA Euro 2024.[97]
Ndeshjet dhe golat janë redaktuar më 19 qershor 2024, pas ndeshjes kundër Kroacisë.

Nr.PozitaLojtariMoshaNdeshjeGolaKlubi
1GKEtrit Berisha (1989-03-10) 10 mars 1989 (35 vjeç)810 Empoli
12GKElhan Kastrati (1997-02-02) 2 shkurt 1997 (27 vjeç)20 Cittadella
23GKThomas Strakosha (1995-03-19) 19 mars 1995 (29 vjeç)300 Brentford

2DFIván Balliu (1992-01-01) 1 janar 1992 (32 vjeç)130 Rayo Vallecano
3DFMario Mitaj (2003-08-06) 6 gusht 2003 (20 vjeç)160 Lokomotiv Moskva
4DFElseid Hysaj (zëv-kapiten) (1994-02-02) 2 shkurt 1994 (30 vjeç)862 Lazio
5DFArlind Ajeti (1993-09-25) 25 shtator 1993 (30 vjeç)281 CFR Cluj
6DFBerat Gjimshiti (kapiten) (1993-02-19) 19 shkurt 1993 (31 vjeç)601 Atalanta
13DFEnea Mihaj (1998-07-05) 5 korrik 1998 (25 vjeç)190 Famalicão
18DFArdian Ismajli (1996-09-30) 30 shtator 1996 (27 vjeç)382 Empoli
24DFMarash Kumbulla (2000-02-08) 8 shkurt 2000 (24 vjeç)190 Sassuolo
25DFNaser Aliji (1993-12-27) 27 dhjetor 1993 (30 vjeç)140 Voluntari

8MFKlaus Gjasula (1989-12-14) 14 dhjetor 1989 (34 vjeç)291 Darmstadt 98
10MFNedim Bajrami (1999-02-28) 28 shkurt 1999 (25 vjeç)255 Sassuolo
14MFQazim Laçi (1996-01-19) 19 janar 1996 (28 vjeç)294 Sparta Prague
16MFMedon Berisha (2003-10-21) 21 tetor 2003 (20 vjeç)10 Lecce
17MFErnest Muçi (2001-03-19) 19 mars 2001 (23 vjeç)113 Beşiktaş
20MFYlber Ramadani (1996-04-12) 12 prill 1996 (28 vjeç)371 Lecce
21MFKristjan Asllani (2002-03-09) 9 mars 2002 (22 vjeç)222 Internazionale
22MFAmir Abrashi (1990-03-27) 27 mars 1990 (34 vjeç)501 Grasshoppers

7FWRey Manaj (1997-02-24) 24 shkurt 1997 (27 vjeç)368 Sivasspor
9FWJasir Asani (1995-05-19) 19 maj 1995 (29 vjeç)154 Gwangju
11FWArmando Broja (2001-09-10) 10 shtator 2001 (22 vjeç)225 Fulham
15FWTaulant Seferi (1996-11-15) 15 nëntor 1996 (27 vjeç)213 Baniyas
19FWMirlind Daku (1998-01-01) 1 janar 1998 (26 vjeç)61 Rubin Kazan
26FWArbër Hoxha (1998-10-06) 6 tetor 1998 (25 vjeç)60 Dinamo Zagreb

Trajnerët

Shqipëria ka pasur gjithsej 28 trajnerë që nga ndeshja e parë në vitin 1946.[98] Nga këto, 13 trajnerë kanë qënë të huaj.[99] Ljubiša Broćić ka qënë trajneri i parë i ekipit kombëtar; ai është edhe trajneri i parë i huaj i ekipit.[100] Tetë trajnerë e kanë drejtuar ekipin kombëtar në më shumë se një periudhë. Italiani Gianni De Biasi konsiderohet si trajneri më i suksesshëm i kombëtares,[101][99] të cilën e kualifikoi në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori. Trajneri aktual i ekipit është Sylvinho, i cili u emërua më 2 janar 2023.[102]

Stafi aktual

Sylvinho është trajneri aktual i ekipit.
Redaktuar më 2 janar 2023[103]
RoliEmri
Trajneri Sylvinho
Ndihmës-trajneri(ët) Pablo Zabaleta
Dorival Guidoni
Ervin Bulku
Hamdi Salihi
Trajneri(ët) atletik Taulant Stërmasi
Elton Kodra
Trajneri i portierëve Ilir Bozhiqi
Fizioterapisti Altin Haxhia
Doktori Gianluca Stesina
Masazhatori Arzen Voçi
Baza materiale Eduard Salillari
Osman Bulku
Osteopati Arjan Llaperi
Menaxheri i ekipit Dritan Babamusta
Video analisti Alarico Marco Rossi

Trofe

  • Fitues i VIII Kupës Ballkanike (Tiranë, tetor 1946)
  • Fituesi i Turnamentit Ndërkombëtarë Futbollistik Rothmans (Valeta, 4 shkurt — 10 shkurt 2000)[104]

Shiko gjithashtu

Referime

Lidhje të jashtme