Kombëtarja suedeze e futbollit

Kombëtarja suedeze e futbollit (Suedisht: Svenska fotbollslandslaget) përfaqëson Suedinë në futbollin ndërkombëtar të meshkujve dhe kontrollohet nga Federata Suedeze e Futbollit, organi drejtues i futbollit në Suedi. Stadiumi i Suedisë është Friends Arena në Solna dhe ekipi drejtohet nga Janne Andersson. Nga viti 1945 deri në fund të viteve 1950, ata konsideroheshin si një nga skuadrat më të mëdha në Evropë.[1]

Kombëtarja suedeze e futbollit
E para ngjyrë
E dyta ngjyrë
Rënditja e FIFAs
AktualRënditja e FIFAs
Më i lartë2
Më i ulët45

Suedia ka bërë dymbëdhjetë paraqitje në Kupën e Botës me ardhjen e tyre të parë në vitin 1934. Ata gjithashtu kanë bërë gjashtë paraqitje në Kampionatin Evropian. Suedia përfundoi e dyta në 1958 FIFA Kupa e Botës, dhe e treta në të dyja vitet 1950 dhe 1994. Arritjet e tjera të Suedisë përfshijnë gjithashtu një medalje të artë në Lojërat Olimpike Verore 1948, dhe medalje bronzi më 1924 dhe 1952. Ata gjithashtu arritën në gjysmëfinale në UEFA Euro 1992.

Historiku

Stadiumi

Që nga viti 2012, stadiumi kombëtar suedez është Friends Arena, duke zëvendësuar Råsunda Fotbollsstadion i cili u shkatërrua. Sipas FIFA, Stadiumi Råsunda ishte një stadium klasik, njëri nga dy stadiumet në botë, tjetri ishte Stadiumi Rose Bowl në Pasadena, California, SHBA, i cili priti finalen e Kupës Botërore për meshkuj dhe për femra (1995 FIFA Kupa e Botës për femra dhe 1958 FIFA Kupa e Botës). Stadiumi Råsunda u hap më 18 shtator 1910 dhe kishte një kapacitet prej vetëm 2.000, kryesisht në këmbë. Ishte stadiumi Råsunda dhe stadiumi Valhalla në Gothenburg që ishin fushat e para të futbollit me bar të përdorura për futbollin suedez. Stadiumi u zgjerua gjatë vitit 1937, në një kapacitet prej 40,000 njerëz. Stadiumi u përdor për turneun e futbollit në Lojërat Olimpike Verore 1912 të mbajtura në Stokholm dhe priti 8 ndeshje gjatë Kupës së Botës FIFA 1958. Në Kampionatin Evropian UEFA në 1992, stadiumi priti 4 ndeshje dhe në Kupën Botërore të Grave FIFA 1995 priti vetëm ndeshjen finale. Por stadiumi Råsunda është ende i vetmi stadium në Skandinavi që ka pritur katër turne të mëdhenj. Ullevi në Göteborg përdoret për disa lojëra që luan Suedia, të tilla si ndeshja njëqindvjeçare e shoqatës suedeze të futbollit, kundër Anglisë në vitin 2004. Edhe stadiume të tjerë, të tillë si Stadion në Malmö, përdoren për skuadrën kombëtare.

Kampionet Botërore

Kampionet Evropiane

Olimpiadat

Skuadra momentale

25 lojtarët e mëposhtëm janë thirrur për ndeshjet e kualifikimit të FIFA Kupa e Botës 2022 kundër Gjeorgjisë më 25 mars 2021 dhe kundër Kosovës më 28 mars 2021 dhe për ndeshjen miqësore kundër Estonisë më 31 mars 2021.[2]

Paraqitjet dhe golat u përditësuan që nga 25 mars 2021 pas ndeshjes kundër Gjeorgjisë.

Nr.PozitaLojtariMoshaNdeshjeGolaKlubi
1GKRobin Olsen8 janar 1990 (31 vjet)420 Everton
12GKKarl-Johan Johnsson28 janar 1990 (31 vjet)80 Copenhagen
23GKKristoffer Nordfeldt23 qershor 1989 (31 vjet)130 Gençlerbirliği

2DFMikael Lustig13 dhjetor 1986 (34 vjet)886 AIK
3DFVictor Lindelöf17 korrik 1995 (26 vjet)393 Manchester United
4DFCarl Starfelt1 qershor 1995 (25 vjet)20 Rubin Kazan
5DFPierre Bengtsson12 prill 1988 (32 vjet)340 Vejle BK
6DFLudwig Augustinsson21 prill 1994 (26 vjet)311 Werder Bremen
14DFFilip Helander22 prill 1993 (27 vjet)140 Rangers
16DFEmil Krafth2 gusht 1994 (26 vjet)250 Newcastle United
24DFAndreas Granqvist (kapiten)16 prill 1985 (35 vjet)889 Helsingborgs IF
25DFJoakim Nilsson6 shkurt 1997 (24 vjet)40 Arminia Bielefeld

7MFSebastian Larsson6 qershor 1985 (35 vjet)1268 AIK
8MFJens Cajuste10 gusht 1999 (21 vjet)20 FC Midtjylland
10MFEmil Forsberg23 tetor 1991 (29 vjet)558 RB Leipzig
13MFJesper Karlsson25 korrik 1998 (22 vjet)20 AZ
17MFViktor Claesson2 janar 1992 (29 vjet)439 Krasnodar
18MFKen Sema30 shtator 1993 (27 vjet)90 Watford
19MFMattias Svanberg5 janar 1999 (22 vjet)51 Bologna
20MFKristoffer Olsson30 qershor 1995 (25 vjet)230 Krasnodar
21MFDejan Kulusevski25 prill 2000 (20 vjet)91 Juventus

9FWMarcus Berg (zëvendës kapiten)17 gusht 1986 (34 vjet)8222 Krasnodar
11FWZlatan Ibrahimović3 tetor 1981 (39 vjet)11762 Milan
15FWAlexander Isak21 shtator 1999 (21 vjet)195 Real Sociedad
22FWRobin Quaison9 tetor 1993 (27 vjet)228 Mainz 05

Stafi i trajnerëve

Trajneri i kombëtares suedeze Janne Andersson.
Redaktuar më 7 korrik 2018[3]
PozitaEmri
Trajneri Janne Andersson
Ndihmës trajneri Peter Wettergren
Trajneri i portierit Maths Elfvendal
Trajneri i performancës Paul Balsom
Fizioterapeuti Fredrik Larsson
Fizioterapeuti Christian Andersson
Scouts Lars Jacobsson
Tom Prahl
Roger Sandberg
Menaxheri i skuadrës Stefan Pettersson

Rekordet

Lojtarët me më shumë paraqitje

Anders Svensson është lojtari me më shumë paraqitje, me 148 paraqitje për kombëtaren suedeze.
RradhitjaLojtariParaqitjetGolatKarriera
1Anders Svensson148211999–2013
2Thomas Ravelli14301981–1997
3Andreas Isaksson13302002–2016
4Kim Källström131162001–2016
5Sebastian Larsson12682008–present
6Zlatan Ibrahimović117622001–present
Olof Mellberg11782000–2012
8Roland Nilsson11611986–2000
9Björn Nordqvist11501963–1978
10Niclas Alexandersson10971993–2008

Top golashënuesit

Zlatan Ibrahimović është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, me 62 gola për kombëtaren suedeze.
RadhitjaLojtariGolatParaqitjetMesatarjaKarriera
1Zlatan Ibrahimović621170.532001–present
2Sven Rydell49431.141923–1932
3Gunnar Nordahl43331.31942–1948
4Henrik Larsson371060.351993–2009
5Gunnar Gren32570.561940–1958
6Kennet Andersson31830.371990–2000
7Marcus Allbäck30740.411999–2008
8Martin Dahlin29600.481991–1997
9Tomas Brolin27470.571990–1995
Agne Simonsson27510.531957–1967

Referime

Lidhje të jashtme