Kahlil Xhibran

artist ,poet dhe shkrimtar libanez

Khalil Gibran (/ɪˈbrɑːn/;[1] shqiptuar ndonjëherë Kahlil;[a] emri i plotë në arabisht Gibran Khalil Gibran (arabisht: جبران خليل جبران / ALA-LC: Jubrān Khalīl Jubrān ose Jibrān Khalīl Jibrān) (6 janar 1883 – 10 prill 1931) ka qenë një shkrimtar, poet dhe artist pamor libanez.

Gibran u lind në qytezën e Bsharrit në Mytesarifatin e Malit të Libanit, Perandorisë Osmane (në Libanin e sotëm), i biri i Khalil Gibran dhe Kamila Gibran (Rahmeh). Kur ishte i ri Gibrani emigroi me familjen e tij drt t Shteteve të Bashkuara, ku studioi arte dhe filloi karrierën e tij letrare, duke shkruar në anglisht dhe arabisht. Në botën Arabe, Gibran konsiderohet si një rebel letrar dhe politik. Stili i tij romantik ishte në qendrën e një rilindjeje në letërsinë moderne arabe, veçanërisht poezisë prozaike, duke e shpranguar nga shkolla klasike. Në Liban, ai ende përkujtohet si një hero letrar.[7]

Shënime

Referime