Juristi

Një jurist është një profesionist i edukuar në Jurisprudencë, i cili studion, zhvillon, praktikon dhe aplikon ligjin dhe ofron këshillim ligjor.[1]

Juristi
Pikturë të shekullit të 19 të avokatëve,
nga artisti francez Honoré Daumier
Profesioni
EmratJurist, Këshilltar ligjor
Sektorët e
aktivitetit
Ligj, Biznes
Përshkrimi
Kompetencatnjohje dhe zbatim i legjislacionit
Edukimi i nevojshëmBachelor në Drejtësi
Punë të
ngjashme
Avokati, Magjistrati

Në shumë vende Evropiane që ndjekin sistemin ligjor civil, të tilla si Shqipëria apo Kosova, titulli jurist është një term i përgjithshëm që përfshin të gjithë ato profesionistë që kanë mbaruar studimet në Drejtësi; sidomos ato që nuk janë liçensuar akoma si avokatë ose si magjistratë.[2]

Detyrat

Juristët mund të punësohen në sektorë të ndryshëm të administratës publike qëndore dhe vendore, ose në Departamentet ligjore të bizneseve private.[3] Disa nga detyrat e juristit që punon për biznesin janë:[4]

  • Përfaqësimi i shoqërisë pranë institucioneve administrative dhe ndjekja e procedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritetet shtetërore, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
  • Hartimi i kontratave dhe marrëveshjeve të ndryshme që shoqëria lidh me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj.
  • Menaxhimi dhe ndjekja e proçedurave të prokurimit për shoqërinë.
  • Përfaqësimi i shoqërisë në marrëdhënie me të tretë, sidomos në lidhje me përfaqësuesit ligjorë të të tretëve.
  • Hartimi i dokumenteve të tjera ligjore të nevojshme nga shoqëria.
  • Arkivimi dhe protokollimi i dokumentacionit ligjor.

Burimi i të dhënave