Jaunde

Jaunde (frëngjisht Yaoundé) është kryeqyteti i Kamerunit, me popullsi përafërsisht 2.5 milionë. Jaunde është qyteti i dytë më i madh pas Dualës.

Jaunde
Qytet
Nofkat: 
Qyteti i shtatë kodrave (La Ville aux Sept Collines)
Popullsia
 • Gjithsej2.440.462

Ekonomia

Industritë në Jaunde përfshijnë: duhanin, baxho, argjile, xhama dhe lëndë drusore. Është gjithashtu një qendër rajonale të shpërndarjes për kafe, kakao dhe gomë.

Markete

Jaunde ka shumë markete. Poashtu ka edhe supermarkete (p.sh Rayco, Santa Lucia dhe Mahima) që ndodhen në qendër të qytetit.

Edukimi

Kameruni ka dy gjuhë zyrtare, anglishtja dhe frëngjishtja janë gjuhët zyrtare në Kamerun. Në Kamerun ka tre shkolla amerikane, poashtu ka një shkollë turke. Jaunde ka katër universitete: Universiteti i Jaundes I, Universiteti i Jaundes II, Universiteti i protestantëve të Afrikës Qendrore dhe Universiteti katolik i Afrikës Qendrore.

Kujdesi shëndetësor

Spitali Qendror i Jaundes (Hôpital Central de Yaounde) është spitali më i madh me 650 krevate. Spitali gjeneral i Jaundes ka pasur 302 krevate kur u ndërtua më 1985.