Giorgio Demetrio Gallaro

Giorgio Demetrio Gallaro, njohur edhe si Gjergji Dhimitër (Pozzallo, 16 janar 1948), është një Peshkop italian natyralizuar arbëresh, e Eparkisë së Horës e Arbëreshëvet të Kishës Bizantine Arbëreshe[1]Siçili, Itali.[2] Është pasuesi i Sotìr Ferraras.

Giorgio Demetrio Gallaro
U lind në16 janar, 1948
Kombësiaitalian
ProfesioniPeshkop
Stema e Ipeshkvit Gjergji Dhimitër

Jeta

Lindur në Pozzallo[3]16 janar 1948, pas studimeve përgatitore për priftëri, 1972 ai u shugurua prift.

31 mars 2015[4] ai u emërua nga Papa Françesku në vendin e peshkopit të Eparkisë së Horës e Arbëreshëvet të Siçilisë. Merr bekimin ipeshkvore në Kryekishën e Shën Mitrit të Horës së Arbëreshëvet më 29 qershor 2015 nga peshkopi i Ungrës Donato Oliverio, bashkë-shenjtërim me peshkopin Demetrios Salachas dhe Nicholas James Samra.

Më 25 shkurt 2020, Papa Françesku e emëroi sekretar të Kongregatës për Kishat Lindore dhe i dha titullin personal të kryepeshkopit, duke e emëruar administrator apostolik të Eparkisë së Horës e Arbëreshëvet.

Më 4 korrik 2020, Papa Françesku e emëron atë si konsulent në Këshillin Papnor për Promovimin e Unitetit të Krishterë.

Ai flet rrjedhshëm italisht dhe anglisht, ndërsa liturgjikisht përdor greqishten e vjetër dhe shqipen, sipas traditës së Kishës Greko-Katolike Italo-Shqiptare. Gjatë përgatitjes së tij për priftëri, ai studioi gramatikën e gjuhës letrare shqipe. Ai tashmë ka kryer detyrën në gjuhën arabe, sipas traditës së Kishës Greko-Katolike Melkite.

Nderime

Më 3 nëntor 2021, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, gjatë takimit institucional me komunitetin arbëresh i Sicilisë, i dha kryepeshkopit Giorgio Demetro Gallaro-t, administrator i Eparkisë së Horës e Arbëreshëvet/Piana degli Albanesi, titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut" në shenjë mirënjohjeje për Kishën Arbëreshe/Italo-Albanese, e cila ndodhet në Horën e Arbëreshëvet, në ruajtjen dhe transmetimin e ritit bizantin dhe të traditave kishtare në gjuhën shqipe.

Referime

Shih edhe këtë

Lidhje të jashtme