Ezani

Ezani (arabisht: أَذَان adhan) është thirrja e cila përdoret për të shpallur kohën e faljes së namazit. Personi i cili thërret ezanin quhet myezin. Ezani ka disa fjalë dhe shprehje specifike që recitohen me zë të lartë. Anembanë botës ezani thirret në një gjuhë të përbashkët, në gjuhën arabe.

arabishttransliterimpërkthimi në shqip
4xٱللهُ أَكْبَرAllahu ekbarAllahu është më i madhi
2xأَشْهََدُ أَنْ لاَ إِلَـٰهَ إِلَّا ٱللهُEsh-hedu en la ilahe illa AllahDëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut
2xأَشْهََدُ أَنَّ مُحَمَّدًا رُسُولُ ٱللهEsh-hedu en'ne Muhammeden Rasul ullahDëshmoj se Muhammedi është i dërguari i Allahut
2xحَيَّ عَلَىٰ ٱلصَّلاةHajje ales-salahEja në namaz
2xحَيَّ عَلَىٰ ٱلْفَلاَحHajje alel-felahEja në shpëtim
2x

*(vetëm për namazin e sabahut)

ٍٱلصَّلاَةُ خَيْرٌ مِنَ ٱلنَّومEs-salatu Hajrun Mine'n NeumNamazi është më i mirë se gjumi (vetëm për namazin e Sabahut)
2xالله أكبرAllahu ekbarAllahu është më i madhi
1xلا إله إلا اللهLa ilahe illa AllahNuk ka zot tjetër përveç Allahut

Shiko dhe