ESC Clermont Business School

"ESC Clermont Business School" është një shkollë biznesi evropiane me komplekse universitare në Clermont-Ferrand. Ngritur që në vitin 1919.

"ESC Clermont" u rendit e 95-a ndër shkollat evropiane të biznesit në 2019-ën nga gazeta "Finacial Times"[1]. "ESC Clermont" ka gjithashtu një program PhD (doktoraturë) si dhe një numër programesh Master në fusha të caktuara të menaxhimit si marketing, financë apo sipërmarrje.

Programet e saj janë trefish të akredituara nga sistemet ndërkombëtare AMBA, EPAS dhe AASCB[2]. Shkolla numëron mbi 13000 ish-studentë në fushat e biznesit dhe politikës, si Jean-Pierre Caillard (kreu ekzekutiv i Groupe Centre-France La Montagne-it) dhe Claude Wolff (Kryetari i Bashkisë Chamalières).

Referime

Lidhje të jashtme