Dugongu (lat. Dugong dugon) është një gjitar deti me madhësi mesatare. Është është një nga katër llojet e gjalla të rendit Sirenia, i cili përfshin edhe tre lloje të lamantinave. Është përfaqësuesi i vetëm i gjallë i familjes Dugongidae, e cila dikur ishte një familje e shumëllojshme; kushëriri më i afërt i dugongut, Lopa e detit e Shtellerit (Hydrodamalis gigas), është gjuajtur deri në zhdukje, në shekullin e 18-të. Dugongu është i vetmi gjitar detar barngrënës.