Dervish bej Biçakçiu

politikan shqiptar

Dervish bej Biçakçiu (1874-1952) qe çifligar dhe bamirës i Normales së Elbasanit .

Jeta

Leu më 1874 në oxhakun e Biçakçinjve, i biri i Jusuf beut dhe i Hedije hanëm Zogollit[1], hallës së Ahmet Zogut. Kishte çifligje në Elbasan dhe Lushnje, përafërsisht më 1940 këto çifligje shtriheshin në rreth 2100 hektarë[2].

Arsimin e mesëm dhe të lartë e ka ndjekur në Stamboll ku mbante letërkëmbim të vazhdueshëm me Faik Konicën. Në vitin 1909 organizoi Kongresin e Elbasanit dhe u zgjodh kryetar i tij. Dervish Bej ishte edhe një ndër financuesit e shkollës Normale në Elbasan, delegat i PeqinitKuvendin e Vlorës dhe u ngarkua nga Ismail Qemali të organizonte Ministrinë e Financave. Por krejt papritur ai merr anën e kushëririt Esat pashë Toptanit duke shprehur pakënaqësi nga qeverisja e Vlorës.

Pas ardhjes së regjimit komunist ai ikën jashtë atdheut dhe ndërroi jetë në Liban.[3]

Referimet