Depë Zenebishi

fisnik shqiptar

Depë Zenebishi ose Topia Zenebishi[1] (c. 1379–1435) ka qenë një fisnik arbër.

Jetëshkrimi

I biri i Gjin Zenebishit dhe i të bijës së Gjin Bua Shpatës, u vendos në zotërimet e të atit në Korfuz pas pushtimit të Gjirokastrës nga Perandoria Osmane më 1418. U thirr për të kryesuar rebelët në viset e Gjirokastrës përgjatë Kryengritjes arbërore të viteve 1432-1436, por u thye nga Turahan Beu më 1433. Më pas u kap dhe u ekzekutua.[1]

Referime