Delfini hundëshishe

lloj gjitari detar

Delfini hundëshishe (Tursiops truncatus) është lloj delfini, që i takon familjes Delphinidae. Delfinët janë ndër gjitarët detarë më të njohur dhe më të dashur, kurse delfini hundëshishe është me siguri lloji më i njohur dhe më i përhapur në grupin e delfinëve. Në famën e tyre ka kontribuar shfaqja e tyre nëpër parqe detare, në akuariume (delfinariume), si dhe në filma dhe programe televizive.[1] Delfini hundëshishe është lloji më i madh i delfinëve me sqep.[2] Ata popullojnë oqeanet e buta dhe të qeta nëpër botë, ndërsa nuk gjinden vetëm nëpër ujrat polarë.[1][2][3][4][5]

Delfini hundëshishe
Madhësia e delfinit krahasuar me madhësinë e një njeriu mesatar
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Nënrendi:
Familja:
Gjinia:
Tursiops
Nënlloji:
T.t.truncatus
T.t.poncticus
Emri binomial
Tursiops truncatus
(Montagu, 1821)
Shpërndarja e delfinëve hundëshishe

Të gjithë delfinët hundëshishe ishin njohur më parë si T. truncatus, por kohëve të fundit kjo gjini është ndarë në tre lloje: T. truncatus, T. aduncus (delfini hundëshishe indopaqësor)[4][5] dhe T. australis (delfini Burrunan). Delfinët banojnë në detra të ngrohtë dhe të butë në të gjithë botën. Ndryshime të konsiderueshme gjenetike janë përshkruar në mesin e anëtarëve të këtij lloji,madje midis popullatave fqinje, dhe kështu shumë ekspertë besojnë se shumë lloje mund të përfshihen brenda T. truncatus.[6][7]

Shiko dhe

Referime