Danilo D'Ambrosio

futbollist italian

Danilo D'Ambrosio (lindur më 9 shtator 1988) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mbrojtës për klubin italian Monza.

Danilo D'Ambrosio

D'Ambrosio duke luajtur për Interin në vitin 2014
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDanilo D'Ambrosio
Datëlindja (1988-09-09) 9 shtator 1988 (35 vjeç)
VendlindjaNapoli, Itali
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Monza
Numri33
Karriera me të rinjtë
2004–2005Salernitana
2005–2008Fiorentina
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008Potenza10(0)
2008–2010Juve Stabia29(0)
2010–2014Torino117(10)
2014–2023Internazionale226(17)
2023–Monza24(0)
Karriera ndërkombëtare
2004Italia U165(2)
2004Italia U173(0)
2010Italia U213(0)
2017–2020Italia6(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 25 maj 2024

Karriera me klube

Karriera e hershme

Ai filloi karrierën e tij në qytetin e Napolit, duke luajtur me klubin lokal Salernitana. Megjithatë, klubi falimentoi dhe ai sëbashku me vëllain e tij Dario u bashkua me skuadrën e të rinjëve të Fioretinës në vitin 2006.[1] Ai ishte pjesë e Primvarës së Fiorentinës deri në vitin 2007, por më 8 janar 2008, ai u shit te skuadra e Serie C1, Potenza, me një formulë bashkpronësie. Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 20 janar 2008 në fitoren 2–1 kundër Juve Stabia dhe deri në fund të sezonit koleksionoi 10 paraqitje.

Juve Stabia

Më 11 korrik 2008, ai u bashkua me skuadrën e Lega Pro, Juve Stabia, me një tjetër formulë bashkpronësie.[2] Ai bëri debutimin e tij me Le vespe më 31 gusht 2008 kundër Tarantos.[3] Ai u bë titullar te Juve Stabia në sezonin e tij të parë, me klubin i cili ishte i vendosur për të blerë kartonin e lojtarit nga Fiorentina.[4] Ai e shpenzoi sezonin e tij të dytë duke luajtur zakonisht si mesfushor i djathtë dhe shënoi golin e tij të parë si profesionist në fitoren 4–1 kundër Barletta.[5]

Torino

Më 12 janar 2010, D'Ambrosio u bashkua me klubin e Serie B, Torino.[6] Ai bëri debutimin e tij në Serie B në fitoren 4–1 kundër Grossetos. Ai ishte një titullar me Torinon gjatë sezonit, madje arriti të shënojë golin e parë me klubin më 20 mars 2010 në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Modenës. Pas kësaj, Torino bleu të gjitha të drejtat e lojtarit nga Juve Stabia në qershor 2010.

D'Ambrosio gjithashtu ishte titullar edhe sezonin tjetër nën drejtimin e trajnerit të ri Franco Lerda. Ai shënoi dygolëshin e parë në karrierë në fitoren 3–2 kundër Modenës, këto ishin Golat e vetëm të sezonit për të. Më 15 dhjetor 2010, ai rinovoi kontratën e tij me klubin deri në vitin 2014.[7] Megjithatë, sezoni 2010–11 u karakterizua nga performanca negative nga ai dhe skuadra, me klubin që dështoi të arrinte në fazën play-off për të shkuar në Serie A, gjë që solli shumë kritika drejt skuadrës.[8]

Trajneri i ri Giampiero Ventura u përqëndrua te D'Ambrosio për sezonin 2011–12 duke e zhvendosur si mbrojtës të djathtë sëbashku Matteo Darmian. Më 2 nëntor 2011, ai shënoi golin e parë të sezonit që rezultoi të ishte goli i fitores kundër Regginës,[9] dhe shënoi golin e dytë më 11 shkurt 2012 në fitoren 3–1 kundër Nocerinës. Gjatë gjithë sezonit ai luajti gjithsej 26 ndeshje dhe shënoi 3 gola me Torinon që u ngjit në Serie A.

Ai bëri debutimin e tij në Serie A më 26 gusht 2012 në barazimin pa gola kundër Sienës,[10] por nuk luajti asnjë ndeshje si titullar deri më 26 shtator në një tjetër barazim pa gola, këtë herë kundër Udineses.[11] Ai shënoi golin e parë në Serie A gjatë fitoren 5–1 jashtë fushe kundëër Atalantës më 30 shtator.[12] Në dhjetor 2012, ai u bë zëvëndës-kapiten i Torinos për shkak se Angelo Ogbonna pësoi një dëmtim. Ai u votua si zbulimi i vitit i Torinos në fund të sezonit nga lexuesit e Toro.it.[13]

D'Ambrosio u vendos si mbrojtës i majtë gjatë sezonit 2013–14, duke arritur në shënojë golin e parë të sezonit në barazimin 2–2 kundër Milanit më 14 shtator 2013. Ai shënoi sërisht në javën e ardhshme në fitoren 2–1 jashtë fushe kundër Bolonjës.[14] Më 13 dhjetor 2013, presidenti i klubit Urbano Cairo tha se D'Ambrosio do të largohej nga klubi pasi hodhi poshtë rinovimin e kontratës.[15] Ish kapiteni i Torinos zhvilloi gjithsej me klubin 119 ndeshje duke arritur të shënoj dhe 10 gola.

Internazionale

Sezoni 2013–14

D'Ambrosio në aksion gjatë sezonit 2014–15.

Më 28 janar 2014, Sky Sport raportoi se D'Ambrosio do të bashkohej me Interin për 1.5 milion plus të riun Matteo Colombi. Më 30 janar 2014, Inter konfirmoi marrëveshjen nëpërmjet faqes zyrtare në internet.[16] Tre ditë më vonë, ai bëri debutimin e tij me Interin në Derbin e Italisë kundër JuventusitJuventus Stadium ku Inter humbi ndeshjen me rezultatin 3–1.[17] Më 15 mars 2014, D'Ambrosio luajti ndeshjen e tij të parë si titullar në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Hellas Veronës në Stadio Marc'Antonio Bentegodi.[18] Pas kësaj, ai siguroi një vend në formacionin titullar të Interit. D'Ambrosio ishte një zëvëndësim i papërdorur në ndeshjen e fundit zyrtare në San Siro të kapitenit legjendar Javier Zanetti, me Interin që mposhti Lazion me rezultatin 4–1 duke siguruar një vend në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm.[19] Ai luajti 90 minuta në ndeshjen e fundit të sezonit ku Inter u mposht 2–1 nga Chievo Verona në Stadio Marc'Antonio Bentegodi.[20] Ai e mbylli sezonin e parë me fanellën e Interit me 11 ndeshje, ku tre prej tyre i luajti të plota.

Sezoni 2014–15

D'Ambrosio e nisi sezonin 2014–15 duke shënuar golin e parë zyrtar me Interin në fitoren 3–0 jashtë fushe kundër islandezëve të Stjarnan në ndeshjen e parë play-off të Ligës së Europës.[21] Ky ishte goli i parë në kompedicionet europiane për të në debutimin e tij. Ai luajti 90 minuta në ndeshjen e kthimit me Interin që fitoi me rezultatin tenistik 6–0 duke kaluar për në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 9–0.[22] Në ndeshjen e parë në kampionat për sezonin 2014–15, ai luajti dhjetë minutat e fundit pas zëvëndësoi debutuesin tjetër Dodô me Interin që mori një barazim pa gola kundër ish skuadrës së tij TorinoStadio Olimpico.[23] Ai ishte një zëvëndësim i papërdorur në ndeshjen e dytë në ligë, të parën në San Siro, ku Inter mposhti me rezultatin shkatërrimtar 7–0 Sassuolon për të marrë fitoren e parë në ligë.[24][25]

Më 18 shtator 2014, në ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Ligës së Europës kundër skuadrës ukrainase Dnipro Dnipropetrovsk, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes me Interin që mori tre pikët e para në rrugën e tyre europiane.[26][27] Pas ndeshjes, D'Ambrosio e përshkroi golin e tij si "më të rëndësishmin e karrierës së tij".[28]

Monza

Më 2 gusht 2023, D'Ambrosio firmosi një kontratë një-vjeçare me Monzën me opsion rinovimi edhe për një vit.[29]

Karriera ndërkombëtare

Më 10 gusht 2010, D'Ambrosio bëri debutimin e tij për kombëtaren U–21 në një ndeshje miqësore kundër Danimarkës. Pas kësaj, ai luajti edhe dy ndeshje të tjera kualifikuese për Europianin U–21 kundër Bosnjes dhe Uellsit, të dyja të përfunduara me fitoret e Azzurëve 1–0.

Jeta personale

Ai ka një vëlla binjak, Darion, i cili luan gjithashtu si mbrojtës, për Leccen. Të dy u rritën te Caivano në një shkollë futbolli Sporting Caivano 94. Në prill 2014, D'Ambrosio u bashkua në rrjetin social Twitter tha në statusin e parë që shkruajti tha se për çdo ndjekës të tij, ai do të dhuronte 0.50 për shoqatën e bamirësisë "Aiutare I Bambini" e cila jep ndihma për fëmijët në nevojë në zonën e Campanias, dhe në fund ai dhuroi 11,500 €.[30]

Referime

Lidhje të jashtme