Compsognathus

Compsognathus ( greqisht kompsos / κομψός; "elegant", "i rafinuar" ose "i hollë" dhe gnathos /γνάθος; "nofulla") [1] është një gjini e dinosaurëve teropodë të vegjël, dykëmbësh, mishngrënës . Anëtarët e species së saj të vetme Compsognathus longipes mund të rriten deri në madhësinë e një pule . Ata jetuan rreth 150 milion vjet më parë, gjatë epokës titoniane të periudhës së vonë të Jurasikut, në atë që sot e quajmë Evropë . Paleontologët kanë gjetur dy fosile të ruajtura në gjëndje të mirë, një në Gjermani në vitet 1850 dhe i dyti në Francë më shumë se një shekull më vonë. Sot, C. longipes është e vetmja specie e njohur, megjithëse ekzemplari më i madh i zbuluar në Francë në vitet 1970 dikur mendohej se i përkiste një specieje të veçantë dhe quhej C. corallestris .

Rindërtimi i skeletit nga Marsh, 1896