Boushra Almutawakel

fotografe jemenase

Boushra Y. Almutawakel[1] (lindur më 1969)[2] është një fotografe jemenase.[3] Puna e saj ka të bëjë me perceptimin ndërkombëtar të arabëve dhe myslimanëve dhe përqendrohet në veçanti në perceptimin ndërkombëtar të çështjeve të gjinisë dhe përfaqësimit të grave myslimane/arabe dhe veshjeve të tyre.[4][5][6]

Boushra Almutawakel

Jeta e hershme dhe personale

Almutawakel ka lindur në vitin 1969 në Sana'a,Yemen, dhe që nga viti 2013 jeton në Paris. Ajo jeton në Neuilly me burrin e saj dhe katër vajzat e tyre.

Puna dhe karriera

Almutawakel jetonte në Shtetet e Bashkuara në kohën e sulmeve të 11 shtatorit, gjë që e detyroi atë të përqendrohej në perceptimet pozitive dhe negative për arabët dhe muslimanët. Ajo duke u bazuar në një nga thëniet e shkrimtarit egjiptian Nawal El Saadawi që thot "gratë që mbajn hixhab ose niqab janë të njëjt me gratë që bëjn make-up që të fshehnin identitetet e tyre të vërteta", dhe u mundua të interpretoj idetë e Saadawi përmes fotografisë. "Seritë e hixhabit " eksploron perceptimet për gratë në veçanti, dhe përfshin fotografi të kukullave "Fulla", që ështe një lodër e ngjashme me kukullat Barbie, të tregtuara për fëmijët muslimanë. Puna e Almutawakel gjithashtu shqyrton mënyrat se si gratë jemenase kanë mbuluar trupat e tyre historikisht por edhe në ditët e sotme.[4] Duke diskutuar për veshjen dhe niqab-in, Almutawakel ka thënë: "Unë dua të jem e kujdesshme dhe të mos paraqes imazhe negative dhe stereotipike rreth hixhabit siç është e paraqitur zakonisht në mediat perëndimore. Veçanërisht nocioni se shumica, ose të gjitha gratë që mbajnë hixhab janë të dobëta, të shtypura dhe injorante."[5] Një tjetër projekt përshkruan gratë e veshura me veshje tradicionale të meshkujve; Almutawakel shpjegon se "veshjet tradicionale të meshkujve janë shumë të ngjashme me veshjet e grave, të gjata, të lirshme, modeste dhe shpesh me një mbulesë koke. Fokusi i mediave perëndimore është gjithmonë mënyra se si vishen gratë, prandaj vendosa që ta sfidoj këtë ide."[6]

Ajo ka punuar si fotograf për Këshillin Britanik, CARE dhe Kombet e Bashkuara; dhe gjithashtu punoi për ambasadën e Jemenit në Uashington, D.C. si këshilltare për çështjet kulturore dhe për Ministrinë e të Drejtave të Njeriut në Yemen, duke u fokusuar në çështjet e grave. [1]

Në vitin 2018 ajo u rendit si një prej 100 femra të BBC-së (BBC's 100 Women).[7]

Referime