Argumentimi

Argumentimi apo teoria e argumentimit, është studimi ndërdisiplinor i mënyrës sesi konkluzionet mund të mbështeten ose minohen nga premisa nëpërmjet arsyetimit logjik. Me origjinë historike në logjikë, dialektikë dhe retorikë, teoria e argumentimit përfshin artet dhe shkencat e debatit civil, dialogut, bisedës dhe bindjes. Ai studion rregullat e konkluzionit, logjikën dhe rregullat procedurale si në mjediset artificiale ashtu edhe në ato të botës reale.[1]

Argumentimi përfshin forma të ndryshme të dialogut si diskutimi dhe negocimi të cilat kanë të bëjnë me procedurat e vendimmarrjes në bashkëpunim.[2] Ai përfshin gjithashtu dialogun eristik, degën e debatit shoqëror në të cilin fitorja ndaj një kundërshtari është qëllimi kryesor, dhe dialogu didaktik që përdoret për mësimdhënie. Kjo disiplinë studion gjithashtu mjetet me të cilat njerëzit mund të shprehin dhe të zgjidhin në mënyrë racionale ose të paktën të menaxhojnë mosmarrëveshjet e tyre.[3]

Argumentimi është një dukuri e përditshme, si në debatin publik, shkencën dhe ligjin.[4] Për shembull në ligj, në gjykata nga gjyqtari, palët dhe prokurori, në paraqitjen dhe testimin e vlefshmërisë së provave. Gjithashtu, studiuesit e argumentimit studiojnë racionalizimet post hoc me të cilat aktorët organizativ përpiqen të justifikojnë vendimet që kanë marrë në mënyrë irracionale.

Argumentimi është një nga katër mënyrat retorike (të njohura edhe si mënyrat e ligjërimit), së bashku me ekspozimin, përshkrimin dhe rrëfimin.

Shiko edhe

Referime