Alessandro Bastoni

futbollist italian

Alessandro Bastoni (lindur më 13 prill 1999) është një futbollist profesionist italian i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren italiane. Ai njihet për ndyrjet e sakta dhe për lojën me top, si dhe konsiderohet si një nga qëndër-mbrojtësit më të mirë në botë.[2]

Alessandro Bastoni

Bastoni në vitin 2021
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAlessandro Bastoni[1]
Datëlindja (1999-04-13) 13 prill 1999 (25 vjeç)
VendlindjaCasalmaggiore, Itali
Gjatësia1.90 m (6 ft 3 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri95
Karriera me të rinjtë
Cannatese
2006–2016Atalanta
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2016–2017Atalanta3(0)
2017–Internazionale125(3)
2017–2018Atalanta (huazim)4(0)
2018–2019Parma (huazim)24(1)
Karriera ndërkombëtare
2014Italia U157(0)
2014–2015Italia U1615(1)
2015–2016Italia U1717(0)
2016Italia U183(0)
2017–2018Italia U199(2)
2018–2019Italia U2112(1)
2020–Italia19(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 tetor 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 shtator 2023

Karriera me klube

Vitet e hershme

Bastoni ka lindur në Casalmaggiore të Lombordisë dhe e nisi karrierën e tij me ekipin e të rinjëve të klubit lokal Rivarolo Mantovano, e cila kishte babain e tij si trajner.[3] Në moshën 7 vjeç, ai u bë pjesë e akademisë së Atalantës.

Atalanta

Bastoni shpenzoi disa vite në akademinë e klubit, duke luajtur me ekipin nën-17 para se të bëhej pjesë e ekipit Primavera, me të cilën u bë titullar në qëndër të mbrojtjes. Ai u thirr për herë të parë në ekipin e parë nga trajneri Gian Piero Gasperini; debutimi i tij si profesionist erdhi më 30 nëntor 2016 në moshën 17 vjeç në fitoren 3–0 kundër Pescarëskupë.[4] Më 22 janar 2017, Bastoni debutoi në Serie A në fitoren minimale 1–0 kundër SampdoriasBergamo.[5][6]

Internazionale

Më 31 gusht 2017, Inter njoftoi blerjen e Bastonit për 31 milion € si dhe huazimin e tij Atalanta për dy sezonet e ardhshme.[7][8] Pas rikthimit te Atalanta, Bastoni qëndroi në dispozicion të ekipit të parë edhe pse luajti më shumë me ekipin nën-19.

Në verën e vitit 2018, Inter prishi marrëveshjen me Atalantën dhe riktheu Bastonin në ekip, duke e huazuar menjëherë te Parma për një sezon.[9] Lojtari gjithashtu rinovoi kontratën e tij me Zikaltrit deri në qershor 2023.[10] Ai debutoi zyrtarisht më 7 tetor 2018 në fitoren 3–1 kundër Genoas në kampionat.[11] Bastoni e fitoi shpejtë besimin e trajnerit Roberto D'Aversa,[12] duke fituar vendin e titullarit në qëndër të mbrojtjes, aty ku kishte partner portugezin Bruno Alves.[13] Goli i tij i parë në Serie A në barazimin 3–3 kundër Sampdorias më 5 maj 2019.[14]

Bastoni u rikthye te Interi para fillimit të sezonit 2019–20, duke u vendosur nën urdhërat e trajnerit të ri Antonio Conte.[15][16] Ai bëri debutimin e tij me Zikaltrit më 28 shtator në fitoren 3–1 kundër Sampdorias në transfertë.[17][18] Përgjatë sezonit ai zhvilloi performanca të nivelit të lartë, duke shfaqur aftësi teknike, vendosmëri dhe kurajo në lojën e tij,[19] duke lënë në stol veteranin Diego Godín, i cili erdhi në ekip me parametra zero.[20] Më 19 janar 2020, Bastoni shënoi golin e parë me Interin në barazimin 1–1 në transfertë kundër Lecces.[21] Pas kësaj, ai luajti ndeshjen e parë në UEFA Ligën e Evropës në fitoren 2–1 kundër Ludogorets në shtëpi.[22] Më 28 qershor, Bastoni shënoi me kokë në fitoren 2–1 me përmbysje kundër ish klubit të tij Parma.[23] Ai e mbylli sezonin e parë me Inter duke luajtur 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë edhe finalen e Ligës së Evropës, të cilën Interi e humbi 3–2 kundër Seviljes.[24]

Në sezonin 2020–21, Bastoni u bë një titullar i padiskutueshëm dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip.[25][26][27] Më 21 tetor, ai luajti ndeshjen e tij të parë në UEFA Ligën e Kampioneve në barazimin 2–2 kundër Borussia Mönchengladbach në fazën e grupeve.[28] Dy muaj më vonë, ai luajti ndeshjen e 50të me klubin në fitoren 2–1 në transfertë kundër Veronës në kampionat.[29] Në kampionat, Bastoni shkëlqeu sëbashku me kolegët e mbrojtjes, Milan Škriniar dhe Stefan de Vrij,[30] një treshe e etiketuar "SDB" nga media italiane,[31] duke ndihmuar Interin që të fitonte Scudetton për herën e 19të në histori.[32] Interi e siguroi kampionatin më 2 maj falë fitores në transfertë kundër Crotone;[33] ky ishte trofeu i parë si profesionist për Bastonin. Falë performances së tij dhe kolegëve të tij në mbrojtje,[31] Interi e mbylli kampionatin me numrin më të vogël të golave të pësuar (35).[34]

Bastoni e ruajti vendin e titullarit në fillimin e sezonit 2021–22 në formacionin 3–5–2 të trajnerit të ri Simone Inzaghi, duke zhvilluar performanca të dalluara.[35][36][37][38] Më 9 janar 2022, në ndeshjen e parë të vitit të ri, Bastoni shënoi me një gjuajtje nga distanca në fitoren 2–1 kundër Lazios në kampionat.[39] Tre ditë më pas, ai fitoi trofeun e dytë me Zikaltrit, Superkupën e Italisë, me Interin që mposhti Juventusin 2–1.[40] Në ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Atalantës, Bastoni luajti ndeshjen e tij të 100të me klubin në të gjitha kompeticionet.[41] Më 11 maj, Inter mposhti Juventusin 4–2 për të fituar kupën, e cila ishte trofeu i dytë i sezonit për Bastonin.[42] Në kampionat, ai luajti 31 ndeshje,[43] por Interi i dorëzoi titullin rivalëve të qytetit Milan.[44]

Në sezonin e rradhës, Bastoni fitoi Superkupën e Italisë për herë të dytë rresht, me Interin që fitoi 3–0 kundër Milanit.[45] Më 24 maj, ai fitoi edhe kupën për të dytin vit rresht, duke ndihmuar Interin të fitonte 2–1 me përmbysje kundër Fiorentinës në finale.[46] Bastoni ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip gjatë fushatës në Ligën e Kampioneve, me Interin që arriti në finale për herë të parë që nga viti 2010.[47] Në finale, ai luajti 90 minuta të plota; Inter u mposht minimalisht 1–0 nga Manchester City.[48] Për performancat e tij gjatë turnamentit, Bastoni u emërua në "Ekipin e Sezonit".[49]

Karriera ndërkombëtare

Të rinjtë

Bastoni e nisi karrierën e tij ndërkombëtare me ekkpin nën-15, me të cilën luajti shtatë ndeshje në vitin 2014. Pas kësaj, në vitin 2016, ai mori pjesë në Kampionatin Evropian me ekipin nën-17.[50] Po në atë vit, ai u ftua në ekipin nën-18 nga trajneri Paolo Nicolato, e cili e bëri Bastonin kapiten në ndeshjen e tij të dytë.[51]

Bastoni debutoi me ekipin nën-21 më 11 tetor 2018 në humbjen 1–0 kundër Belgjikës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[52][53] Më 29 mars 2019, Bastoni shënoi golin e parë me ekipin nën-21 në ndeshjen miqësore kundër Kroacisë e cila u mbyll në barazim 2–2.[54] Tre muaj më pas, ai u ftua nga trajneri Luigi Di Biagio si pjesë e ekipit që do të luante në Kampionatin Evropian nën-21.[55] Bastoni luajti tre ndeshje si titullar, me Italinë që u eliminua në fazën e grupeve.[56]

Ekipi i parë

Bastoni morri thirrjen e parë në ekipin e parë nga trajneri Roberto Mancini për ndeshjet e UEFA Ligës së Kombeve kundër Bosnje dhe Hercegovinës dhe Holandës në shtator 2020.[57] Megjithatë, debutimi i tij erdhi dy muaj më vonë në fitoren 4–0 kundër Estonisë, një ndeshje miqësore të cilën Bastoni e nisi si titullar.[58][59] Në qershor 2021, Bastoni ishte pjesë e ekipit me 23 lojtarë që do të merrte pjesë në UEFA Euro 2020.[60] Ai luajti ndeshjen e parë dhe të vetme në turnament në fitoren 1–0 kundër Uellsit në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve; kjo fitore i lejoi ekipit të fitonte grupin me pikë të plota.[61] Më 11 korrik, Bastoni fitoi Kampionatin Evropian pasi Italia mposhti Anglinë 3–2 me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1.[62]

Pas largimit të Giorgio Chiellinit nga ekipi kombëtar, Bastoni e zëvëndësoi në formacionin titullar në rolin e qëndër-mbrojtësit.[63] Më 14 qershor 2022, ai shënoi golin e parë ndërkombëtar në humbjen 5–2 në transfertë kundër Gjermanisë në edicionin 2022–23 të Ligës së Kombeve.[64]

Profili i lojtarit

Bastoni është lojtar këmbë-majtë,[65] e cili e nisi karrierën e tij si mbrojtës krahu. Ai mund të luaj si qendër-mbrojtës, një rol në të cilën është aktivizuar dhe përmirësuar me kalimin e viteve.[59] Bastoni njihet për aftësinë e pasimit dhe kontrollin e topit, aftësi të cilat i kombinon me fizikun dhe shtatlartësinë.[66] Gjatësia e tij e bënë atë një lojtar të rrezikshëm në duelet ajërore.[67] Bastoni konsiderohet një talent dhe një lojtar me prespektivë;[68] në vitin 2020, ai ishte pjesë e listës "Pesëdhjetë për të ardhmen" nga UEFA.[69]

Jeta personale

Babai i tij, Nicola, ishte gjithashtu futbollist profesionist i cili luajti si mbrojtës i majtë me Cremonesen.[70] Më 6 tetor 2020, Bastoni rezutoi pozitiv me virusin COVID-19 mes pandemisë së saj në Itali.[71] Më 21 janar 2022, e dashura e tij i dha jetë fëmijës së parë të tyre, një vajzë e quajtur Azzura.[72]

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 7 tetor 2023[73]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
KlubiSezoniLigaKupaEvropaTjetërGjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Atalanta2016–17Serie A301040
Atalanta (huazim)2017–18Serie A40100050
Gjithsej70200090
Parma (huazim)2018–19Serie A24100241
Internazionale2019–20Serie A252305[a]0332
2020–21330206[b]0410
2021–22311408[b]01[c]0441
2022–232904012[b]01[c]0460
2023–2470002[b]00090
Gjithsej1253130330201734
Gjithsej karriera1564150330202065

Kombëtarja

Redaktuar më 14 tetor 2023[73][74]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Italia202030
202160
202281
202330
Gjithsej201

Golat me kombëtaren

Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Bastoni.[74]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Federico Dimarco
Nr.DataVendiNdshKundërshtariGoliRezultatiKompeticioni
114 qershor 2022Borussia-Park, Mönchengladbach, Gjermani15  Gjermania2–52–5UEFA Liga e Kombeve A 2022–23

Trofe

Klube

Internazionale[73]

Kombëtarja

Italia[73]

Personale

  • Ekipi i Vitit i Serie A: 2020–21[75]
  • Ekipi i Sezonit i UEFA Ligës së Kampioneve: 2022–23[49]
Urdhëra
  • Klasi i 5të / Kalorës: Cavaliere Ordine al Merito della Repubblica Italiana: 2021[76]

Referime

Lidhje të jashtme