Abedin Nepravishta

politikan shqiptar

Zejnelabedin më i njohur si Abedin Nepravishta (Nepravishtë, 1887 ose shtator 1889 - Fier, 1975) ka qenë prefekt dhe kryebashkiak, mes të tjerash kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitet 1933-1935 dhe 1937-1939. Shërbeu si nëpunës karriere për vite me radhë në qytete si Durrësi, Shkodra, Korça, Vlora, Elbasani, Berati, Gjirokastra.

Abedin Nepravishta
Kryetar i Bashkisë Durrës
Në detyrë
1927–1928
Paraprirë ngaJahja Ballhysa
Pasuar ngaAhmet Dakli
Kryetar i Bashkisë Tiranë
Në detyrë
1933–1935
Paraprirë ngaRexhep Jella
Pasuar ngaQemal Butka
Në detyrë
1937–1939
Paraprirë ngaQemal Butka
Pasuar ngaQazim Mulleti
Të dhëna vetjake
U lind më1857
Nepravishtë, Perandoria Osmane
Vdiq më1975
Fier, Republika Popullore e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
FëmijëtNestor Nepravishta (1931-2012)
Punësiminëpunës

Biografia

U lind në Nepravishtë, i biri i kadiut Fazlli efendiut dhe një zonjë nga Sulejmanbejllinjtë e Frashërit. Kreu shkollën ryzhdije në Gjirokastër dhe më pas vijoi[1] dhe kreu studimet në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mekteb-i-Mylkie-i-Sehahané" në Stamboll në vitet 1908–1912.[2][3]

Dhjetorin e vitit 1921 kur grupimi "Bashkimi i Shenjtë" shkaktoi dorëheqjen e qeverisë Evangjeli, Nepravishta ishte zv/prefekt i Tiranës.[4] Pas dhjetorit kur ndërruan disa qeveri, në kohën e qeverisë Ypi u emërua prefekt i Elbasanit ku ndërmjetëson tek miku i tij Aqif pashë Elbasani që të dalë jashtë pasi zërat për kryengritje në emër të tij mund t'ia kanosnin pozitat.[5] Ishte me detyrë prefekt i Shkodrës ku nisën ngjarjet e Lëvizjes së Qershorit, qëndroi në prefekturë i rrethuar nga njësite me në krye Rexhep Shalën dhe Ndok Gjeloshin. E dorëzoi prefekturën pasi u vra kapiten Ferit Frashëri[6] dhe ndërhyri P. Gjergj Fishta.

Gjatë kohës kur shërbeu si prefekt në Vlorë në vitete 1931–1933, zbuloi Lëvizjen e Vlorës të financuar nga legata serbe në qytet. Gjatë shërbimit të tij në Vlorë u ndërtua shëtitorja Vlorë-Skelë

Më 1937 zbuloi edhe Lëvizjen e Delvinës kryesuar nga ish-ministri Et'hem Toto, i përkrahur nga shërbimi sekret italian.

Nepravishta qe nëpunësi i vetëm në detyrë në ditën e pushtimit në 7 prill 1939. Ndonëse iu ofrua, ai e refuzoi me mirësjellje arratinë duke qenë i ndërgjegjshëm për fatin e pritshëm. Qe ndoshta i vetmi që refuzoi të ikte me Asamblenë, e cila pranoi bashkimin me Italinë dhe u bë i burgosuri i parë i Italisë fashiste duke qenë dhe antifashisti i parë i internuar. Pasi u kthye në Shqipëri në vitin 1942, u ftua në Mbledhjen e Pezës nga Syrja Selfo, por mosha ia pamundësonte veprimtarinë politike.

Me ardhjen në fuqi të partizanëve komunistë, burgoset dhe dënohet me burgim.[3] Abedin Nepravishta u burgos si “armik i popullit” qysh të nëntor të 1944, ende pa mbaruar lufta. Doli prej burgu më 1962, që të internohej në Ndërnenas të Fierit, më 1967, deri kur ndërroi jetë më 1975.[7]

Referime

Literaturë

  • Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. ISBN 978-9928-140-54-8.