AS Monaco FC

Klubi francez i futbollit

Association Sportive de Monaco Football Club (njohur zakonisht si AS Monaco ose thjesht Monaco) është një klub francez futbolli me seli në Monako.[1] Klubi është krijuar në 1924 dhe luan në Ligue 1, liga më e lartë e futbollit francez. Klubi luan ndeshjet në shtëpi në stadiumin Stade Louis II në Fontvieille. Trajneri i Monacos është Claudio Ranieri kurse kapiteni është Éric Abidal.

AS Monaco FC
Emri i plotëAssociation Sportive de Monaco Football Club
Pseudonimi(et)Les Rouges et Blancs (KuqeBardhët)
Themeluar1 gusht 1919
StadiumiStade Louis II
Kapaciteti18,523
PresidentiFlamuri Dmitry Rybolovlev
Trajner kryesorëFlamuri Leonardo Jardim
LigaLigue 1
2015-16Ligue 1, 3.
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë
Sezoni aktual

Pavarësisht se është me shtepi në Monako, klubi është regjistruar si klub francez dhe klubi luan në Sistemin francez të ligës së futbollit, dhe sepse principata e Monakos nuk është antare e UEFA-s.[2] Monaco është një nga klubet më të suksesshmeFrancë, duke fituar 7 kampionate dhe 5 trofe të kupës. Gjithashtu klubi ka garuar rregullisht në futbollin evropian, duke qënë finalist në Kupën UEFA të Fituesve të Kupës në vitin 1992 dhe në Ligën e Kampioneve në vitin 2004.

Monaco shijoi sukses në vitet 1970 dhe vonë në vitet 1980 gjatë udhëheqjes nga trajnerët Lucien Leduc dhe Arsène Wenger, klubi pothuajse dominonte futbollin europian. Ngjyrat e Monacos janë e kuqja dhe e bardha, dhe klubi njihet si Les Rouges et Blancs (Shqip: Kuq e Bardhët). Monaco është gjithashtu anëtare e Shoqatës së Klubeve Europiane. Në dhjetor 2011, dy e treta e klubit e blu nga grupi i udhëhequr nga miljarderi rus Dmitry Rybolovlev.[3] Me mbështetjen financiare të Rybolovlev, klubi u rikthye në Ligue 1 dhe solli disa lojtarë të klasit botëror, përfshirë Radamel Falcao, João Moutinho, James Rodríguez, Ricardo Carvalho, Éric Abidal, Jérémy Toulalan dhe Dimitar Berbatov.[4]

Historia

Vitet e hershme

AS Monaco FC u krijua më 23 gusht 1924 si një unifikim i klubeve të shumta lokale me seli në Francë dhe principatë. Vitet e herëshme të klubit kaluan në divizionet amatore të Provence-Alpes-Côte d'Azur. Në 1933, Monaco u ftua nga Federata Franceze e Futbollit për t'u bërë klub profesionist. Viti i parë i Les Rouges et Blancs në divizionin e dytë francez përfundoi me dështim, megjithatë, ata ranë në ligat amatore vitin tjetër. Nga 1948, Monaco ri-fitoi statusin e saj si klub profesionist pasi ata u ngjitën sërisht në divizionin e dytë francez; ata qëndruan disa vite në atë nivel dhe pas përpjekjeve të vazhdueshme u ngitën në divizionin e parë francez për herë të parë në historinë e tyre në 1953.

Suksesi i brëndëshëm (1960–1986)

Lucien Leduc ka qënë një nga trajnerët më të mirë në historinë e Monacos, duke i dhuruar klubit tre kampionate dhe dy kupa.

Në 1960, trajneri i parë ikonik i klubit, Lucien Leduc, udhëhoqi klubin në trofeun e parë profesional, Coupe de France, duke mundur me rezultatin 4–2 Saint-Étienne në kohën shtesë. Ky sukses fillestar u forcua më shumë vitin tjetër pasi klubi fitoi ligën franceze për herë të parë në histori, duke u kualifikuar për në Kupën Europiane. Pas largimit të Ludec në 1963, Monaco e humbi dominimin që kishte fituar këto vite nën udhëheqjen e trajnerit francez, madje klubi zhvilloi sezone në divizionin e parë dhe të dytë pas vitit 1963. Në 1975, Jean-Louis Campora, djali i ish presidentit Charles Campora, u bë pronari i ri i klubit. Në sezonin e tij të dytë me klubin, ai riktheu sërisht Leduc, i cili menjëherë fitoi divizonin e dytë duke u ngjitur në divizionin e parë të cilën e fitoi në vitin e ardhshëm 1978. Leduc u largua sërisht nga klubi në 1979, i cili u pasua nga Lucien Müller dhe Gérard Banide, të cilët nuk ishin në gjëndje për të ndaluar rënien e klubit.

Herët në vitet 1980, Monaco shijoi sukseset e para europiane. Monaco fitoi pothuajse nga një titull në çdo vit; Coupe de France në 1980 dhe 1985, ligën e parë franceze në 1982 dhe ishte finalist në Coupe de France në 1984. Në sezonin 1985–86, Monaco shkatërroi Bordeaux me rezultatin 9–0, ky është edhe rezultati më i thellë në historinë e klubit.[5]

Ishte një gjë zhgënjyese për tifozët e Monacos që klubi nuk mund të përkthente dot lidershipin e saj dhe të arrinte suksese europiane. Deri në këtë pikë, Monaco nuk e kishte kaluar asnjëherë raundin e parë të një kompedicioni europian. Monaco humbi nga Dundee United (1981), dy herë nga CSKA Sofia (1982 dhe 1984) dhe nga Universitatea Craiova.[6]

Vitet 1990; Wenger dhe Tigana

Arsène Wenger udhëhoqi Monacon në fitimin e ligës në sezonin 1987-88 dhe firmosi me disa lojtarë prestigjozë.

Në 1986, ish trajneri i famshëm i Ajax, Ștefan Kovács, i cili pasoi Rinus Michels me idetë e tij të futbollit hollanez, i'u rikthye futbollit pas 3 vitesh tërheqje për të drejtuar Monacon, por as ai nuk mundi dot t'i sjellë sukses klubit. Me klubin që ishte në një gjëndje të vështirë, ata firmosën me trajnerin e ardhshëm legjendar të Arsenal, Arsène Wenger, i cili në ato kohë ishte i panjohur, duke drejtuar Nancy por pa arritur sukses. Wenger shijoi te Monaco një nga periudhat më të mira të karrierës së tij si trajner, duke bërë blerje fantastike, përfshirë legjendat e ardhshme George Weah, Glenn Hoddle, Jürgen Klinsmann, dhe Youri Djorkaeff. Akademia e skuadrës së dytë prodhoi disa lojtarë që në të ardhmen do të ishin fituesit e Kupës së Botës, Emmanuel Petit, Lilian Thuram, dhe Thierry Henry. Nën udhëheqjen e Wenger, klubi fitoi ligën në sezonin e parë në krye (1988) dhe Coupe de France në 1989 dhe 1991, me klubin i cili vazhdimisht konkuroi në fazat e fundit në kupat e europës dhe ishte rregullisht pretendente për titull.[7] Klubi nuk mund të kishte sukses më të madhë në atë kohë, siç doli në 1993 se rivalët e ligës Marseille kishin manipuluar disa ndeshje dhe kishin shfaqur parregullsi të shumta, një pamje që Wenger e kishte mbajtur gjatë. Në 1994, Wenger u la i lirë nga klubi, shkaku ishte sepse ai kishte nisur bisedime për postin e trajnerit me gjingandët gjerman të Bayern Munich.

Pas largimit të Werger, klubi vendosi rekord duke fituar 2 liga në 4 vitet e fundit; 1 para në 1997 nën drejtimin e trajnerit Jean Tigana dhe e dyta në 2000 nën drejtimin e Claude Puel. Megjithatë, pasi dekada mori fund, u hapën thashetheme se klubi po përballej me vështirësi të mëdha financiare. Në 2003, këto probleme financiare arritën kulmin. Pavarësisht se e mbyllën ligën në vendin e dytë, klubi u rrëzua në Ligue 2 nga Liga Profesionale Franceze për shkak të një borxhi prej 50 milion (68 milion $.[8] Kjo gjë arriti derisa Monaco u pengua për të blerë lojtarë. Kjo gjë i mjaftoi presidentit Jean-Louis Campora, që kishte qënë 28 vite president i klubit, që të tërhiqej. Ai u zëvëndësua nga Pierre Svara, një administrator i cili konsiderohej si mik i afërm me familjen mbretërore të principatës, por pa përvojë futbolli.[9]

Në sezonin tjetër u pa një sukses i jashtëzakonshëm në fushë, duke parë dhe gjëndjen financiare të klubit. Skuadra, e drejtuar nga ish kapiteni i kombëtares franceze, Didier Deschamps dhe me lojtarë në fushë si Fernando Morientes, Ludovic Giuly, Jérôme Rothen, dhe Dado Pršo, përfunduan Ligue 1 në vendin e tretë dhe shijuan rrugën drejt finales së Ligës së Kampioneve, duke mundur Real Madrid dhe Chelsean gjatë rrugës. Pavarësisht suksesit në fushë, sezoni 2003–04 ishte më i keqi në histori për klubin në aspektin financiar. Brënda 12 muajva, Deschamps la postin si trajner duke u zëvëndësuar nga Michel Pastor.

Rrëzimi dhe ringritja

Stadiumi

Tifozët

Lojtarët

Skuadra aktuale

Redaktuar më 31 janar 2019[10]
Nr.KombësiaPoz.Lojtari
1 PtDanijel Subašić
2 MbFodé Ballo-Touré
4Stampa:Country data Ivory CoastMfJean-Eudes Aholou
5 MbJemerson
6 MfKévin N'Doram
7 MfRony Lopes
9 SmRadamel Falcao (kapiten)
10 SmStevan Jovetić
11 SmVinícius (në huazim nga Napoli)
12 MfWilliam Vainqueur (në huazim nga Antalyaspor)
13 SmWillem Geubbels
14 SmGeorges-Kévin Nkoudou (në huazim nga Tottenham)
15 MfAdrien Silva (në huazim nga Leicester City)
16 PtDiego Benaglio (kapiten i 4të)
17 MfAleksandr Golovin
18 MbRonaël Pierre-Gabriel
Nr.KombësiaPoz.Lojtari
19 MbDjibril Sidibé
20 MfNacer Chadli
21 MbJulien Serrano
22 SmJordi Mboula
23 SmPietro Pellegri
24 MbAndrea Raggi (kapiten i 3të)
25 MbKamil Glik (zëv-kapiten)
26 MfRobert Navarro
27 MbNaldo
29 SmGelson Martins (në huazim nga Atlético Madrid)
30 PtSeydou Sy
34 MfMoussa Sylla
36 MfSofiane Diop
39 MbBenjamin Henrichs
44Stampa:Country data SPAMfCesc Fàbregas

Në huazim

Nr.KombësiaPoz.Lojtari
PtPaul Nardi (te Nancy)
MbYarouba Cissako (te Zulte Waregem)
MbNicolas Isimat-Mirin (te PSV Eindhoven)
MbJérémy Labor (te Zulte Waregem)
MbMarcel Tisserand (te Toulouse)
MfDelvin N'Dinga (te Olympiacos)
MfMounir Obbadi (te Hellas Verona)
Nr.KombësiaPoz.Lojtari
MfFawzi Ouaamar (te Arles-Avignon)
MfJessy Pi (te Troyes)
SmRadamel Falcao (te Manchester United)
SmTafsir Chérif (te Auxerre)
SmGaetano Monachello (te Virtus Lanciano)
SmQuentin Ngakoutou (te Arles-Avignon)
SmEdgar Salli (te Academica de Coimbra)

Ish lojtarë të njohur

Drejtimi dhe stafi

Drejtuesit e klubit

Historia e presidentëve dhe trajnerëve

Trofe

Vendor

Europian

Rekorde

Referime

Lidhje të jashtëme