Abdyl bej Ypi
Abdyl bej Ypi (Visanckë, 1878 - Durrës, 15 janar 1920) ka qenë figurë politike shqiptare dhe ndër organizatorët e Kongresit të Lushnjes. Njihet po ashtu si përkthyesi në gjuhën shqipe i dramës Besa të Sami Frashërit.
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f5/Abdyl_Ypi.jpg/200px-Abdyl_Ypi.jpg)
Biografia
U lind në
Mori pjesë aktivisht në lëvizjen xhonturke dhe pas fitores së saj në korrik 1908 u bë kryetar i klubit shqiptar të Stambollit,[1] në cilësinë e të cilit mori pjesë në Kongresin e Manastirit.[2]
Pas Luftës I Botërore Abdyl bej Ypi ishte kundërshtar i orientimit politik proitalian të qeverisë së Durrësit të formuar në dhjetor 1918, propagandoi rrëzimin e kësaj qeverie dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës. Veproi aktivisht në këtë drejtim dhe prandaj në gusht 1919 u shkarkua nga posti i prefektit. Në prag të hapjes së Kongresit të Lushnjës, qeveritarët e Durrësit për të krijuar në vend një atmosferë frike e terrori, që të dështonte mbledhja e këtij kongresi, organizuan vrasjen e Abdyl bej Ypit me atentat.[1]