Kozma Lara u lind më 4 Janar1930 në Durrës[1]. Është kompozitor i mirënjohur shqiptar, autor i shumë krijimeve muzikore, si kuartete, trio, romanca, rapsodi, etj, dhe i shumë këngëve për fëmijë. Ka qenë President i Shoqatës muzikore "Tonin Harapi", i Festivalit të Romancës Shqiptare, si dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Kompozitorëve të Shqipërisë. U nda nga jeta më 18 janar 2019.[1]
Mësimet e para në piano i merr nga prof. Tonin Guraziu. Në vitet 1946-1949 mbaron shkollën e mesme të përgjithshme "16 Shtatori" në Durrës. Ndjek liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë, ku dhe diplomohet në degën e pianos me prof. Tonin Guraziu në vitin 1954.
Në vitin 1958 studion në konservatorin "Pjotr Iliç Çajkovski", në Moskë (ish-BRSS), në degën e kompozicionit, student i profesorit Sergey Artem'yevich Balasanian.
Përgjatë viteve ka kontribuar në Ansamblin e Ushtrisë Popullore, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, si koncert-maestër, dhe në shkollën e mesme të muzikës "Mujo Ulqinaku", Durrës.
Gjatë viteve 1964-1972 kontribuon si pedagog i Analizës dhe Kompozicionit, njëkohësisht Shef i Katedrës së Kompozicion-Dirigjimit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës.
1985 – I akordohet Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të II
1990 – I akordohet titulli Artist i Merituar
1995 – I akordohet titulli Profesor nga Akademia e Arteve të Tiranës
1998 – I jepet Çmimi i Karrierës i Fondacioni VELIA
2010 – I jepet Çmimi Mirënjohje nga |Akademia e Arteve të Tiranës
2012 – I akordohet titulli Nderi i Qytetit të Durrësit
Veç këtyre, Kozma Lara ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1965, dhe President i Këshillit Kombëtar të Muzikës gjatë viteve 1992-1994.
Dhjetëra vepra të Kozma Larës janë vlerësuar me çmime ndër vite, në Dekadat e Majit dhe festivale kombëtare